Thellohet skandali, 27 në gjykata, 375 tatimorë e doganierë dhe 155 oficerë policie tek “Aktivist”

Skandali kap skandalin në Shqipëri dhe tashmë është radha e aplikacionit të famshëm “Aktiv1sti”, i cili është ndërtuar nga Partia Socialiste dhe ka për qëllim zyrtar promovimin e punës së ministrive si edhe ndërveprimin me aktivistët e saj.

Skandali është denoncuar publikisht nga eksperti i teknologjisë, Gent Progni.

Në fakt, sipas dëshmive të publikuara në media ky aplikacion përdoret për të detyruar punonjësit e administratës që të bëjnë “like” dhe “share” postimet e ministrave, kryeministrit dhe drejtorive të ndryshme në rrjetet sociale.

Të gjithë duhet të regjistrohen me detyrim dhe të bëjnë “like” dhe “share” postimet e krerëve të qeverisë duke fituar kështue dhe pikë, të cilat më pas bëjnë një renditje sipas përdoruesve.

Këto pikë më pas, sipas dëshmive të publikuara në media përdoren për të ngritur ose ulur në detyrë punonjësit e administratës.

Sëfundmi, po qarkullon lista me emrat dhe pikët e përdoruesve të këtij aplikacioni ku krahas piunonjësve të bashkive apo ministrive, spikasin shumë policë, punonjës të prokurorisë dhe gjykatave apo tatimeve dhe doganave.

“AlbEu” ka parë listën e përdoruesve dhe vëren se aty bëjnë “like” dhe “share” duke u vlerësuar me pikë 139 punonjës policie; 5 punonjës të Avokatit të Popullit; 39 prokurorë ose punonjës të prokurorisë; 27 gjykatës apo unonjës gjykatash, etj.

Përdorues të “Aktivist1t”

139 Oficerë Policie

69 Punonjës tatimesh

5 Persona nga Avokati i Popullit

16 punonjës nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

306 Punonjës të Doganave

39 Punonjës të prokurorisë

27 Punonjës gjykatash

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply