8 shkurt 2018 – 8 shkurt 2023, 5 vjet protestë, 5 vjet qëndresë!

Nga Adriana KALAJA

Sheshi Teatrit Kombëtar foltorja ose agoraja më e madhe në 32 vjet demokraci.

Aty kaluan shumë.

Aty folën shumë.

Aty luftuan shumë.

Aty qëndruan shumë.

Disa ikën se u lodhën.

Disa ikën se u shitën.

Disa ikën se zgjodhën t’i shërbejnë regjimit.

Të tjerët mbetën.

Në verë e dimër.

Në diell e dëborë.

60 muaj protestë.

304 ditë mbrojtje 24 orëshe.

5 vite qrndresë UNIKE.

Qenderstarët vazhdojnë betejën.

Qendrestarët mbetën aty.

Shumë beteja e po kaq shumë qendresë.

Shumë beteja e po kaq shumë fitore.

Rivitalizimi i Teatrit Kombëtar me kontributin e qendrestarëve,

Mbi 80 shfaqje në atë skenë magjike,

Epiqendra e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave me rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019,

Sot e kësaj dite, pas 4 vitesh shumē familje vazhdojnë jetojnë në kontenierët që dhuruan Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,

Ekspozita më e ndjekur në 32 vite, jo e artistit dhe patriotit të madh Avni Delvina.

Qendrestarët ishin e mbeten aty.

Edhe kur banditët erdhën natën e ju sulën me mllef, polici e armë asaj ktijese të mrekullueshme të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore.

Edhe pas ditës së kobshme të 17 majit 2020.

Edhe kur dhunuan artistë dhe qytetarë.

Qendrestatët ishin e janë aty.

Edhe në betejën ligjore me shumë arritje e që kulmoi me fitoren nē Gjykatë Kushtetuese.

Banditët vijojnë me planin ogurzi kundër Teatrit Kombëtar, por Qdndrestarët janë aty.

Të vendosur ta çojnë deri në fund.

TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE!

About Redaksia

Check Also

Pse ishtë “gjë e mirë” ky lajmi i shpërndarë për Parashqevi Simakun?

Nga Adriana KALAJA Kur shoh këtë histerinë kolektive për Parashqevinë, me gjithë mirënjohjen pafund që …

Leave a Reply