Nga Iva V.GRILLO
Spaku çuditerisht u zgjua keto dite, duke “kapur” me ne fund Gugallen qe te gjithe e dinin prej nje viti qe ishte ne Viene (pervec Spakut mesa duket) dhe duke filluar nje proçedim penal ndaj Ahmetaj, lidhjet e te cilit me inceneratoret jane bere tashme publike prej vitesh.
Se çfare e zgjoi Spakun nuk dihet, por ajo qe eshte konstante e punes se vet ne kohen qe nuk eshte ne gjume, eshte leshimi i fishekzjarreve per te bere pak zhurme sa here Kryeministri Rama eshte ne hall.
Gugallja, Ahmeti & co sigurisht qe e kane vendin para drejtesise, por jo vetem atehere kur kjo sherben per te fshehur skandalet e shefit te tyre.
Burimi kryesor i telasheve ne kete vend jane bumjet e korrupsionit dhe skandaleve qe i hedh perdite Shqiperise Kryeministri shqiptar dhe bashkepunetori i tij ne krim, kryetari i Bashkine Tirane, Veliaj.
E bumjet e skandaleve te tyre nuk ka fishekzjarr qe i fsheh, sado sherbim dhe pirueta te beje Spaku dhe sponsoret e kesaj farse, qe per turpin tone e quajme “Drejtesia e Re”.
Syte tek peshqit e medhenj, jo tek cironkat!