Noka: Qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias, kapoministri duhet të ikë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ish-ministër i Brendshëm shprehet se, “qeveria ia ka dorëzuar çelësat mafias” ndërsa ndjek në vazhdimësi, operacionin policor që po zhvillohet mbi një rrjet të shtrirë kamerash survejimi në të gjithë vendin.

Noka akuzon kryeministrin Rama për këtë situatë kriminale që ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare.

Deputeti demokrat shkruan; “Kamera të montuara ilegalisht mbi rrugët plot pluhur të Shqipërisë”. Kështu e përshkruan vendin tonë Frankfurter Rundschau, një nga gazetat më të mëdha gjermane. Mafia monitoron rrugët e Shqipërisë, lëvizjet e Policisë së Shtetit dhe zyrtarëve të lartë të saj.

Degradimi i shtetit ka arritur në atë pikë saqë klanet mafioze shërbejnë edhe si agjenci e mbikëqyrjes policore. Qeveria i ka dorëzuar çelësat mafias, ia ka dorëzuar Shqipërinë krimit. Përgjegjësia bie mbi kapoministrin. Duhet të ikë! Të japë dorëheqje për degradimin që i bëri shtetit shqiptar!”

Noka e ka përmbyllur mesazhin e tij me thirrjen për protestë: Më 11 shkurt, ora 12:00”.

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply