PS frikë nga skandali Rama-McGonigal, mbyll dyert e komisionit!

Një debat ka shpërthyer në Komisionin për Çështjen Ligjore të Kuvendit ndërmjet deputetëve të PD-së dhe kryetares socialiste të komisionit, Klotilda Bushka, e cila kërkon ta zhvillojë mbledhjen të mbyllur, pa praninë e gazetarëve, lidhur me kërkesën e deputetëve të PS për përjashtimin 10 ditë nga Kuvendi, të tetë kolegëve të PD-së.

Në mbledhje janë gjashtë nga deputetët e përjashtuar të PD-së, që do ta kundërshtojnë në komision, përjashtimin e tyre nga seanca e parlamentit, por ata insistojnë që media ta ndjekë live mbledhjen, për hir të transparences, të mësohet e vërteta për ç’ka ndodhi senacën e kaluar në parlament, gjatë përplasjes me kryetaren Lindita Nikolla për mocionin me debat ndaj Kryeministrit për çështjen McGonigal.

Kryetari i Grupit të PD, Luçiano Boçi, tha: “Ju lutem zbatoni rregulloren dhe për rastin e pranisë së mediave, Nuk mund ta trajtoni parlamentin si pronë. Jemi në shkelje të dy neneve të rregullore. Nëse flitet për etikë, etika në radhë të parë është zbatimi i ligjeve të shkruara. E dini shumë mirë frikën tuaj për të folur për skandalin e Ramës dhe mundoheni të shuani zërat e opozitës. Mënyrat e sjelljes tuaj është që të na mbyllni gojën ne. Edhe kaq gjëra të vogla që ne i konsiderojmë pjesë të luftës politike. Ne do themi këto që do përcaktojmë. Kryetarja e Kuvendit i ka shkelur ligjin me të dyja këmbët. Kërkesa jonë ka qenë e qartë. Kemi qëndruar në foltore me të drejtën tonë për të kërkuar fjalën. Nuk na pengon njeri. E njeh rregullorja. Unë mund ta marr fjalën sa herë dua. Personi që duhet të vinte për shkelje etike këtu duhet të ishte Kryetarja e parlamentit.”

Deputetja Albana Vokshi ka ngritur zërin me forcë duke i bërë thirrje Bushkës të lejojë praninë e medias: “Nuk e bën dot të mbyllur mbledhjen, nuk jemi në diktaturë. Ka procedurë.”

Deputetët po e transmetojnë vetë live, këtë debat, duke e xhiruar me celular dhe transmetuar në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply