Paloka: Pse nuk ka asnjë buzëqeshje amerikane në fotot e fundit të Rama-Kim?

Deputeti i PD, Edi Paloka, në një postim ka publikuar disa foto të ambasadës amerikane në Tiranë, ku flitej për një takim të një zyrtareje të SHBA për çështjet e emigracionit me kryeministrin Edi Rama.

Në foto shihet se sa i akullt është qëndrimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim.

“Nuk e di se si, po këto fotot e postuara në faqen e ambasadës së fundmi, më kujtuan një fragment të Kadaresë ku përshkruan ftohjen e marrëdhënieve me Kinën në atë kohë.

Tregon se si ndryshuan njoftimet zyrtare mbas takimeve të delegacioneve dypalëshe që kaluan nga: “Takimi ishte i ngrohtë dhe miqësor” në “Delegacionet i buzëqeshën njëri-tjetrit”.

Në fakt te fotot e fundit të ambasadës janë kujdesur që të mos ketë asnjë buzëqeshje amerikane …!”, shkruan Paloka.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …

Leave a Reply