Gratë e PS, kërkesë zyrtare për të parë videot me orgji të shefit të tyre me McGonigal

Një fjali e lëshuar përballë gazetarëve tre ditë më parë në konferencë tek selia e PD nga Sali Berisha, sipas së cilës McGonigal u bë pjesë e orgjive me Erjon Veliajn dhe ministret e qeverisë, u risoll në sallën e kuvendit nga socialistët, për të sfumuar mungesën e Edi Ramës në parlament për të tretën javë rresht.

Ishte socialistja Anila Denaj që lexoi papritur deklaratën, për të cilën kishte heshtur tre ditë dhe ku sfidohej Berisha, që ose të nxirrte videot e orgjive ose të pranonte përjashtimin nga parlamenti. Në ndërkohë, jashtë kuvendit protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike përpiqeshin të çanin rrethimin e policisë, ndërsa një pjesë e deputetëve u bllokua me forcë nga garda.

About Redaksia

Check Also

Analisti: Vizita e Berishës në Gjermani shumë me vlerë, “çau rrethimin” ndërkombëtar

Analisti Armand Shkullaku duke komentuar vizitën e kryetarit të PD-së, Sali Berisha në Gjermani, ku …

Leave a Reply