Në emisionin “Frontline” në News24 Albana Vokshi foli për protestën e opozitës, përplasjet në Kuvend si edhe çështjen McGonigal. Gjatë bisedës në studio me gazetaren Marsela Karapanço, deputetja e PD-së tha se qëllimi i vetëm i kryeministrit Edi Rama është të asgjësojë opozitën.
“Edi Rama ka tre javë që është fshehur sepse avokati i ka thënë të heshtë, sepse çdo gjë do t’i përdoret”, tha Vokshi.
Teksa komentoi vendimin për përjashtimin nga salla e parlamentit e cilësoi atë një vendim nul dhe antiligjor.
“Është një mjet i Edi Ramës nëpërmjet Nikollës për të tentuar ti mbyllë gojën opozitës. Grupi i PD, mblidhet, diskuton për projektligje por edhe për aktivitete brenda dhe jashtë seancës plenare”, tha ajo.
Protesta:
Vokshi: Kërkesa e protestës ishte Edi Rama largohu. Motoja ishte dhe faktet dolën. Dhjetëra mijëra qytetarë dolën në shesh por edh ato që nuk dolën e kanë të qartë se me McGonigal u vërtetua ajo që opozita ka denoncuar. I vetmi kryeministër në botë që ka emrin 14 herë në listë. Vetëm para tri ditësh Bild shkruante që Edi Rama ka korruptuar një ish-agjent të FBI dhe me kanë kontaktuar shumë. Një kryeministër që ka emrin në aktakuzë dhe dalin fakte nga gazeta më të mëdha ndërkombëtare…si është e mundur që nuk hep dorëheqjen. Gazetarët kanë investiguar dhe ka shumë detaje të tjera, dhe fakte të lidhjes mes Edi Ramës, korruptimi që ai i ka bërë Mcgonigal. Kjo tregon se Rama është kryeministri më i korruptuar. Edi Rama ka tre javë që është fshehur sepse avokati i ka thënë të heshtë, sepse çdo gjë do t’i përdoret”, tha deputetja Vokshi.