Berisha: Ne do qëndrojmë në Parlament me vendosmërinë më të madhe

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ne do qëndrojmë në parlament me vendosmërinë më të madhe Parlamenti është kthyer absolutisht në kohën e diktaturës staliniste. Berisha tha se, Parlamenti është bërë i padurueshëm për qytetarët.

“Vetëm në diktaturë një deputet bëhej përgjegjës për ato që fliste në parlament dhe jashtë tij.

Kjo po ndodh sot në këtë parlament. Ne nuk kemi bërë gjë tjetër, vetëm kemi mbrojtur interesat e zgjedhësve tanë.

Parlamenti është bërë i padurueshëm për qytetarët.

Qytetarët kanë një neveri të jashtazakonshme. Prapë ne do qëndrojmë në parlament me vendosmërinë më të madhe.

Ortaku, korruptori i McGonigal nuk mund të ketë vend më si kryeministër i Shqipërisë.

Ai duhet të ikë!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Nëse nuk gjej punë…”/ Biseda e fundit e policit me familjarët para se të digjej në Llogara

“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi” – këto janë fjalët e fundit …

Leave a Reply