Fuqia e SKAPIT/ Berisha: Balluku me një SMS bën drejtoreshë gruan e prokurorit…

Kryetari i PD, Sali Berisha, denoncoi një tjetër skandal, që sipas tij konfirmon se SPAK është i kapur nga Partia Socialiste. Sipas Berishës, Belinda Balluku ka bërë drejtoreshë gruan e prokurorit të SPAK, Eneid Nakuçi, në kundërshtim me ligjin.

Postim i kreut të PD, Berisha

Fuqia e SKAPIT:

Balluku me SMS i ka komunikuar drejtorit të bëjë drejtoreshë Amarilda Nakuçin (gruan e prokurorit) edhe pse nuk i plotëson kriteret, se i duhet të mbyllë dosjet në SPAK.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

***********

Përshëndetje zoti Berisha!

Qeveria Rama ka blerë SPAK-un, prokurorit Eneid Nakuçi i bënë gruan drejtoreshë në AAC, ajo në kundërshtim me ligjin nuk plotëson kriteret.

Ne Aviacionin Civil po ndodhin skandale.

U hoq institucioni nga Shërbimi Civil dhe janë emëruar drejtore personat e mëposhtëm për qoka partie, pa asnjë background profesional:

1-Gruaja e prokurorit – Amarilda Nakuçi.

2-Motra e Dallëndyshe Bicit (një motër e ka të kallëzuar në SPAK për rrugën Kardhiq-Delvinë).

3-Aida Pipiko – e kallëzuar në SPAK dhe nën hetim për 5 milionë euro dëm në AAC.

4-Edlira Lici – kryetare e koncesionit të aeroportit të Vlorës.

5 Gruaja e Ergys Verdhos, drejtorit të KESH – drejtoreshë për shtypin.

Ministrja Balluku me SMS i ka komunikuar drejtorit të bëjë drejtoreshë Amarilda Nakuçin (gruan e prokurorit) edhe pse nuk i plotëson kriteret, se i duhet të mbyllë dosjet në SPAK. Dosjen ia mbyll burri!! Hahaha. SMS-te jane ne telefonin e Edlira Licit.

VKM-ja për miratimin e strukturës nuk është bërë publike, mbahet sekret.

About Redaksia

Check Also

Fondet e USAID do hetohen nga FBI, gratë e Ramës të rrezikuara, Grenell: U financua e majta ekstreme

Të paktën dy nga gratë e Ramës, përkatësisht Delina dhe Linda kanë përfituar nga USAID …

Leave a Reply