Vokshi: Ka disa video erotike dhe shumë pushtetarë…

Deputetja e PD, Albana Vokshi, duke folur në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka komentuar vendimin për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga kuvendi për shkak të deklaratës së kreut demokrat se, ka një video erotike me pushtetarë të sotëm dhe Charles McGonigal. Vokshi u shpreh se, ka disa video e jo vetëm një të tillë. Sipas saj, janë shumë qeveritarë të përfshirë në këto video.

“Nëse ka një video, por në dijeninë time ka disa video. Jo një, por disa video të tjera të cilat nuk ka rëndësi.

Ka disa video në dijeninë time, dhe jo një pushtetar, por disa pushtetarë në dijeninë time. Por z. Berisha ka thënë se nuk do t’i publikojë, por do t’i çojë në komisionin parlamentar që do të ngrihet dhe e kemi firmosur dhe duhet të ngrihet, me Kushtetë dhe rregullore të parlamentit, apo do t’i çojë në Komisionin e ngritur në kongresin Amerikan?!

Pra i disponon si fakte, jo këto, por disponon shumë e shumë fakte të tjera dhe do t’i depozitojë në komisione parlamentare”, u shpreh Vokshi.

About Redaksia

Check Also

Salvador Kaçaj me shqiptarët në Greqi: 11 maji, dita kur narkoqeveria do dënohet me votë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Salvatore Kaçaj, ka zhvilluar një takim me shqiptarët në …

Leave a Reply