Berisha: Pa larguar Edi Ramën nuk ka gjykatë, nuk ka drejtësi! Protesta jonë është forcë!

Kryetari i PD, Sali Berisha dha një mesazh për forcat e rendit, që të mos provokojnë protestuesit. Ai tha se, pa larguar Edi Ramën nuk ka gjykatë, nuk ka drejtësi, nuk ka të drejta të njeriut.

“Pa larguar Edi Ramën nuk ka gjykatë, nuk ka drejtësi, nuk ka të drejta të njeriut.

Mos i provokoni protestuesit, këta janë paqësorë. Provokimin e parë, do keni probleme serioze.

Asnjë provokim!

Bile shkoni dhe vendosuni aty ku është trau!

Po mbroni një bunker të krimit, po mbroni një bunker të fjalës së ndaluar, të dhunës ndaj qytetarëve.

Protesta jonë është paqësore, është revoltë, është komunikim, është forcë.

Nuk ka forcë më të madhe në botë se paqja.

Ju duhet të keni besim se forcë nuk është vetëm dhuna, por paqja. Ne do fitojmë! Revolucioni është i të gjithë shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kush e denoncoi Ballën për trafikun e prostitutave moldave/ Biseda me vëllanë e Suel Çelës për Berishën

 Keni një koment për atë që ndodhi në Kuvend, fyerjet e Taulant Ballës ndaj deputetes …

Leave a Reply