Dyfishohet çmimi i marrjse së patentës

Për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë lekë. Ky trefishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike.

Sipas DPSHTRR, ndryshimi bëhet për të eleminuar sekserët dhe konkurrencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.

“Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme.

Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit”, thotë drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

About Redaksia

Check Also

Senatori amerikan kërkon zgjedhje të lira: Demokracia në Shqipëri e rrezikuar!

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është takuar në ShBA me senatorin amerikan republikan, Mike …

Leave a Reply