Ish-presidenti i Shqipërisë është i lumtur për fitoren e qendrës së djathtë dhe për angazhimin tonë mbi ndërmjetësimin midis Serbisë dhe Kosovës. “Rrezik për emigrime të reja drejt jush”
TURQIA DHE BASTIONI I MAJTË
“Për fat të keq në Tiranë ka një qeveri e cila sheh më shumë nga Turqia, sesa për nga Bashkimi Europian. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me Ankaranë.”
VENDI PO ZBRAZET
“Në 8 vitet e fundit, mbi 31% e popullsisë ka emigruar drejt vendeve të Bashkimit Europian: Më shumë se gjysmë milioni janë të rinj nën moshën 22 vjeçare. Nuk ka patur luftë që na ka shkatërruar më shumë se Edi Rama. Shqipëria po humbet të ardhmen e saj.”
Sali Berisha
————————————
————————————
DANIELE PRORI
“Gatishmërinë e Italisë për të dërguar një korrespondent të veçantë në Ballkan që të ndërmjetësojë marrëdhënien midis Kosovës dhe Serbisë, e mbështeta me dashamirësi. Unë mendoj që Italia ka të drejtë që të interesohet më nga afër për çështjet e Ballkanit, edhe pse kur krijohen probleme nga kjo anë e Adriatikut, është pikërisht Italia e para ajo e cila paguan pasojat për sa i përket emigrantëve. Njësoj si edhe me Libinë. Por, fatkeqësisht në Tiranë ka një qeveri e cila sheh më shumë drejt Serbisë dhe Turqisë, sesa nga Bashkimi Europian. Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të forcuar gjithnjë e më shumë lidhjet me Ankaranë. Madje një muaj më parë si deklaroi se, roli i Turqisë në Ballkan nuk është vetëm i rëndësishëm, por është deciziv. Në këtë mënyrë ai e vendosi veten në pozicionin e një vasali.”
Flet me hidhërim të thellë e bindje të plotë nga Tirana, Sali Berisha, 78 vjeç, ish-president i Republikës së Shqipërisë nga viti 1992 deri në vitin 1997, e më pas kryeministër deri në vitin 2013, sot përsëri në krye të Partisë Demokratike, që në Tokën e Shqiponjave, është qendra e djathtë kryesore, kundërshtare me Partinë Socialiste, tashmë prej një dekade në qeverisje, e kryesuar nga kryeministri Edi Rama.
Ish-presidenti Berisha, prej kohësh i perfshirë midis përplasjeve të shumta të brendshme të vendit, ashtu si edhe brenda partisë së vet, tregon për Libero në mënyrë shumë të detajuar, implikimet kryesore të një historie që e sheh qartësisht të favorshme në pershpejtimin e hyrjes së Shqiperisë në BE, edhe pse nga viti 2021 ai është konsideruar NON GRATA nga SHBA. Vendim i huazuar vitin e shkuar edhe nga Britania e madhe. Arsyet e këtij vendimi, mesa duket janë identifikuar në sistemin e korrupsionit, ku sipas dy vendeve perëndimore, është i perfshirë edhe ish-kreu i shtetit.
“Diçka mbi të cilën asnjë nuk ka arritur ende te prodhojë asnjë provë”, përgjigjet ai. “Bazohen mbi akuza të bëra nga gazeta që kanë qëndrime të ndryshme nga të miat. Une kam bërë me dije në më shumë sesa një rast që jam më shumë sesa i disponueshëm të dal përpara gjykatave më të larta ndërkombëtare dhe të tërhiqem në momentin që arrihen të prodhohen prova që në fakt nuk ekzistojnë.
MIDIS FBI-SË DHE RUSISË
Sipas Berishës, fshihet një plan, i brendshëm dhe jashtë Shqipërisë, në të cilin janë të përfshirë: Kryeministri socialist, Edi Rama, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha (i rrëzuar vitin e kaluar nga kongresi i partisë, pasi fitoi Berisha me 86% të mbështetjes) dhe madje për një agjent të korruptuar të FBI-së për të cilin po flitet shumë në media këto javë. “Basha më tha se ky agjent merrte para nga qytetarë shqiptarë që jetojnë në SHBA“, shprehet Berisha, “por unë besoj se paratë vijnë nga Rusia“. Për këtë ka hetime të vazhdueshme nga prokurorët shqiptarë “ka një dosje për Bashën që kryeministri Rama e ka penguar që të përfundojë në duart e Gjykatës së Lartë për të siguruar një mbajtje edhe më të sigurtë të pushtetit“, thotë lideri demokrat. Në këtë mes ka pasur tentativa të kryera nga ish-kreu i PD-së, Basha për të përjashtuar Berishën nga grupet parlamentare (dhe ndoshta nga vetë parlamenti). Gjithashtu Sali Berisha, verën e kaluar, nuk e rikuperoi tërësisht partinë për të cilën ka patur përplasje jo të vogla të cilat ende nuk janë sheshuar. Theksojmë se e gjithë kjo, pavarësisht angazhimit të ‘vendeve mike’ si Italia, sigurisht që nuk e ndihmon përparimin e Shqipërisë në integrimin europian.
MIQËSIA
Berisha shpreh të gjithë vlerësimin e tij për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, koalicionin e saj politik dhe veprimin e saj qeveritar. “Përshëndeta fitoren e qendrës së djathtë në Itali si një ngjarje të madhe për kombin tuaj dhe për Europën. Në fund të fundit, edhe nëse situata që sapo ju thashë ekziston në partinë time, ne jemi pjesë e Partisë Popullore Europiane. Ne e konsiderojmë qendrën e djathtë italiane si një aleat shumë të ngushtë dhe marrëdhënia me ‘Forza Italia’, ‘Fratelli d’Italia’ dhe ‘Lega’ ka qenë gjithmonë e përzemërt. Ajo që ne duhet të bëjmë është ti kthejmë popullit votën e lirë. Ne duhet të mposhtim krimin e organizuar të bazuar në trafikun e drogës.
Mendoni vetëm se importi i drogës nga Kolumbia është rritur 60 herë vitet e fundit. Porti i Durrësit është kthyer në një port të lirë të kokainës mbi të cilin bazohet i gjithë sistemi shqiptar. Pra, ajo që nevojitet sot më shumë se çdo gjë tjetër është forcimi i shtetit ligjor. Mundja e korrupsionit është me rëndësi jetike për të ardhmen europiane të vendit tim. Nëse vazhdojmë kështu, Shqipëria do të shkatërrohet gjithnjë e më shumë. Mbi 31% e popullsisë emigroi në vendet e BE-së në 8 vitet e fundit. Midis tyre, mbi gjysmë milioni emigrantë janë nën moshën 22 vjeç.
Nuk ka pasur luftë që na ka shkatërruar më shumë se Edi Rama. Shqipëria po humbet kështu të ardhmen e saj. Ajo që po ndodh është një pastrim i heshtur etnik në vendin tim“, përfundon lideri në moshë, i cili megjithatë nuk tregon asnjë shenjë se ka ndërmend të heq dorë nga beteja, e cila, sipas tij, tashmë po bëhet një çështje që sovranitetin e popullit shqiptar në qendër.