Këlliçi me qytetarët: Bashkia merret me fasadat, ndërsa lagjet e Tiranës janë në situatë skandaloze

Me banorët e ardhur nga qarku i Fierit në kryeqytet, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u ul për të dëgjuar shqetësimet mbi mungesën e shërbimeve dhe braktisjen nga pushteti vendor në zonën ku jetojnë.

Problematikat konkrete të infrastrukturës, mungesa e ujit, gjobat e policisë bashkiake dhe në tërësi indiferenca e institucioneve ndaj nevojave të qytetarëve ishte qëllimi i bashkëbisedimit që Këlliçi zhvilloi me qytetarët.

“Vetëm ditën e djeshme kam qenë në një tur ecjeje këtu mbi tre orë në njësinë nr.5 dhe kaluam një realitet të paimagjinueshëm. Në mes të Tiranës, rrugë me gropa, a thua se jemi në Kandahar! A thua se jemi në vende që kanë luftë civile, banesa pa fund ku vihet re prezenca e
moshës së tretë, sepse familjet janë kthyer në eksportues të fëmijëve.

Kemi takuar dje me dhjetëra familje që gjithë fëmijët i kishin jashtë, deri në 5 fëmijë kishin jashtë” u shpreh Këlliçi, që këto ditë është duke zhvilluar turin “Jam këtu për t’ju dëgjuar”.

“Policia bashkiake është bërë tmerr për qytetarët. Diskutoja me një shoqen time, nuk dihet sa ka
shkuar numri i gjobës.

Referenca e numrit rendor të gjobës, kushedi sa ka shkuar dhe asnjëherë nuk është bërë një audit se ku shkojnë këto para” u shpreh një qytetare në takim, që ngriti shqetësimin e shpopullimit për shkak të keqqeverisjes.

“Infrastrukturën e dhashë vetë si argument që në fillim, e përmenda që në fillim sepse e shoh si problem në brendësi të lagjeve. Çfarë kanë bërë këto? Duke qenë se janë mjeshtra të propagandës janë munduar që fasadat, pallatet nga jashtë t’i lyejnë dhe të japin një pamje të rreme sikur të gjitha lagjet në Tiranë janë të sistemuara. Edhe në qendër, jo vetëm në periferi.

Ndërkohë që po të futesh në brendësi të lagjeve, infrastruktura është skandaloze. Trotuare nuk ka. Dhe investimi më i mirë, është që të mos dalë 10 herë në televizor kryetari i bashkisë , më mirë të rrijë në punë dhe ato para që janë t’i dedikohen përmirësimit të kushteve” u shpreh Këlliçi.

“Të tërë i prekim problematikat”- tha një prej qytetarëve në takim “Unë çoj fëmijët në shkollë dhe
u blej nga një ngrohëse, niveli i arsimit është përtokë, shëndetësia nuk ekziston”.

“Problem kritik është uji, vjen uji dy herë në ditë” u shpreh një tjetër.

Gjatë bashkëbisedimit u ngritën një seri shqetësimesh, që u mbajtën shënim nga stafi i kandidatit për Bashkinë e Tiranës dhe që do t’I japin formë programit, me të cilin Këlliçi do të prezantojë ofertën e tij për kryeqytetin. Kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët është edhe qëllimi i takimeve dhe bashkëbisedimit përgjatë turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply