Cili ishte roli i Etilda Gjonit, të dërguarës së Ramës në aferën McGonigal?

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama urdhëronte Etilda Gjonin, ministren e Drejtësisë, të ishte pjesë e ansamblit të McGonigal në Vjenë.

“Dosja shqiptare e Rama-gate apo Rama-McGonigal po bëhet gjithnjë e më e rëndë.

Menaxher i saj direkt është Edi Rama, për aq sa Duçka me pasaportë diplomatike dhe adresë qeveritare, ishte këshilltari personal i Edi Ramës.

Për aq sa Duçka, transportonte nga Europa në SHBA, dëshmitarë të rremë apo të vërtetë, që do dëshmonin kundër opozitës në hetimin privat që McGonigal kishte urdhëruar.

Ai arriti të angazhojë prokurorë nga Minsitria e Drejtësisë së SHBA dhe i sillte në Vjenë.

Ndërkohë Rama, urdhëronte Etilda Gjonin, ministren e Drejtësisë, të ishte pjesë e këtij ansambli në Vjenë.

Prandaj Rama ka frikë dhe tmerr nga hetimi, prandaj gënjen kur thotë se nuk ka qenë. I them se ka qenë dhe me asgjë nuk e fsheh dot këtë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply