Ahmetaj: Ramës nuk i kërkoj ndihmë, më vjen keq për Tahirin

Arben Ahmetaj konfirmoi në intervistën e dhënë për “Opinion” se nuk e ka më mbështetjen e Edi Ramës. Mes deklaratave që bëri, ishte edhe një mesazh që i drejtohej drejtpërdrejt kryeministrit. Mesazhi ishte i ngjashëm me kërcënimin që Saimir Tahiri i bëri Ramës para se të arrestohej.

“Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Ai duhet të bëjë kryeministrin dhe jo gjykatësin. Mua më kujtohen shpesh këta kolegë. Me Tahirin nuk kam shkuar fare. Megjithatë më vjen keq kur e shoh në atë situatë. Rama bëri rolin e gjykatësit. Ai ka të drejtë kur thotë secili t’i dalë vetes zot, por të mos bëjë gjykatësin. Ka pasur një përpjekje mafioze kundër meje. Unë po ia gjej këmbët dhe krahët dhe së shpejti do t’ia nxjerr dhe kokën”, deklaroi Ahmetaj.

Ish-ministri u pyet për deklaratat e Ramës, që më herët ka pohuar se kushdo që ka devijuar nga qëllimi publik për çështjen e inceneratorëve duhet të mbajë përgjegjësi individuale.

About Redaksia

Check Also

Protestuesi: Rama krijoi një qeveri bushtër, Shqipëria është në rrezik dhe duhet ta mbrojmë!

Gjatë protestës së 49-të radhazi para Kryeministrisë, një prej qytetarëve që mori fjalën bëri thirrje …

Leave a Reply