Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV është shprehur se Edi Rama është nën hetim në SHBA, me urdhër të Jurisë së Madhe.
Berisha theksoi përballë gazetarëve Alban Dudushi dhe Bledian Koka se ka kilometra biseda telefonike, emaile, të McGonigalit me Edi Ramën.
‘U sqaruar një gjë shumë qartë, papërgjegjshmëria totale e Edi Ramës që përdori 45 minuta për të fshehur veprimtarinë e tij kriminale, kombëtare e ndërkombëtare. Edi Rama shmangu thelbin e tmerrshëm që kishte çështja.
Çdo shqiptar që e pa atë, dhe që ka ndjekur ‘Uatergejtin’ e shekullit 21 është i kapur fund e krye në këtë skandal. Edhe dy herë po u citove, jo 14 herë, kur je kryeministër edhe dy herë po të citohesh është shumë e rëndë. Do të thotë se ke detyruar Jurinë e Madhe për të të nxjerrë emrin.
Nuk është i pandehur, por është 100 për qind nën hetim, jo vetëm ai, por edhe ministrat e tij. Nuk ka qenë njeri dosido McGonigali, ai si person ka qenë aseti, ndër më të rëndësishmit për sigurinë e atij vendi. Vetëm atij i kanë nxjerrë emrin.
Juria e Madhe ka hetuar të gjithë ministrat shqiptarë. Prokurori ka shkuar në Jurinë e Madhe, ka mbledhur mjaft prova që kjo duhet bërë dhe ka marrë miratimin e jurisë për të hetuar gjithçka që ka të bëjë me këta persona.
Hetimi ka disa kategori, ka persona në hetim, dëshmitar dhe të pandehur. Këta të gjithë janë nën hetim. Dmth për të nxjerrë ky, prokurori se cila është veprimtaria reale e McGonigalit. Uashington Post të cilës Edi Rama i dha kredencialet më të larta, tha se Charles McGonigal është i zhytur gjer në fyt në veprimtari sekrete me Edi Ramën. Ka kilometra biseda telefonike, emaile, të Edi Ramës me McGonigalin.
Edi Rama po të mori në telefon, nuk ikën nga telefoni’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.