Mjeku Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, e ka vlerësuar shumë qëndresën e demokratëve të vërtetë në këtë periudhë zhvillimesh intensive në këtë parti.
“Nuk kam njohur kurrë vula, që prodhojnë burra”, ka nënvizuar ai në shënimin e tij sot në FB.
“Kam njohur shumë burra që prodhojnë vula! – shkroi ai. – Nuk kam njohur kurrë vula, që prodhojnë burra! Sot kisha kënaqësi të takoja që në mëngjes herët disa prej burrave qendrestarë të degës 11 në Tiranë bashkë me mikun tim, të paepurin z. Dritan Çejku.
Nuk ka asnjë dyshim për qëndrimin e anëtarësisë në mbështetje të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili në mbledhjen e tij të datës 5 mars 2023 deklaroi se: Partia Demokratike është vetëm një! Partia Demokratike është parti e anëtarëve të saj! Partia Demokratike është parti e njerëzve të lirë dhe asgjë nuk na ndal ne në misionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë! Bashkë ia dalim! Pastër ia dalim!”