Nga Çim PEKA
Revolta e qytetarëve, në mënyrë të veçantë e opozitës, e demokratëve ka qenë e jashtëzakonshme dhe në fakt Sali Berisha ndryshe nga pritshmëritë, nga natyra, nga marrja e këtyre vendime ekstreme që janë të pambrojtshme, ka vepruar me një strategji të mirëmenduar që për të qenë korrekt unë nuk e kam menduar se do ta vazhdonte apo se do t’i shkonte deri në fund. Duket se ky njeri sot armën më të fortë ka të vërtetën me vete dhe durimin. Ndryshe nga Berisha i fillimit, që ishte një politikan impulsiv, me fjalor të fortë, ka qenë i qartë gjatë gjithë kohës. Ka befasuar kundërshtarët pasi unë personalisht ka një vit e gjysmë që këtë debat bëj me zotin Berisha, ai ka qenë gjithmonë i mendimit se ky është një proces i gjatë dhe sigurisht që i vështirë, por nëse ndiqen etapat, i pakthyeshëm.
Për ta kthyer Partinë Demokratike aty ku është. Meqë ka pasur dy momente në favor, ka pas 6 marsin do ketë edhe 14 majin, nëse do kishte direkt zgjedhje politike, ‘pazari’ bëhej me Bashën dhe opozita nuk kishte mundësi rikuperimi.
Nëse Sali Berisha pas Foltores u bë faktor në institucion është 6 marsi, pas 6 marsit askush nuk diskutonte më e kujt është opozita. Çfarë do ndodhte me 14 maj nëse Berisha, pas veprimit të pa imagjinueshëm të zotit Rama në Gjykatën e Apelit vendos të radikalizohet, të mos marrë pjesë në zgjedhje, të destabilizojë. Këtë ky e ka mundësinë ta bëjë por zgjedhjet gjithsesi do zhvilloheshin dhe opozitë në institucione do konsiderohej Lulzim Basha.
Tani, me 6 mars e zhbërë këtë gjë dhe i tregove kujdto në Shqipëri se kush është opozita, dhe kujtdo t’ja falësh Bashën, në aspektin politik për të ardhmen do ishte një gabim strategjik i jashtëzakonshëm. Kam përshtypjen që edhe Rama edhe Gonigal në ambasadën amerikane, por edhe Basha, këtë veprim nuk kanë llogaritur.
E gjithë shpresa e tyre ka qenë radikalizmi, mos-pjesëmarrja në zgjedhje dhe Bashës do t’i jepnin 4-5 bashki, disa këshilltarë dhe ai do ishte opozita në vazhdimësi. Çfarë ndodh tani? Sali Berisha me kandidatët e PD nga Primaret, marrin pjesë na zgjedhje, Basha e ka të pamundur të gjejë kandidatë e jo më komisionierë. Në Durrës me 6 mars është Vangjush Dako që kur unë e pyesja se pse nuk kishte filluar procesi i votimit, nuk kishte dërguar Basha komisionerë, nuk gjente dot dhe ja ka plotësuar Dako.
Në 6 bashki, dhe jo më në gjithë Shqipërinë. Ky njeri nuk ka më njerëz dhe në këtë aspekt sot Shqiptarët e kanë të qartë se sot problemi real i Ramës qenka Sali Berisha. Se në të kundërt i jepte vulën dhe nuk e kishte problem garën me të. Fakti që bëri këtë gjë, me shpresën se ky nuk do marrë pjesë në zgjedhje me të dejtë i revoltuar, do i bënte dhuratë Bashës opozitën institucionale, dhe kjo nuk ndodhi.
Tani me 14 maj, partia e Bashës do jetë absolutisht inegzistente. Situata pas 14 majit do jetë kaq qesharake për këtë manovër që kanë bërë. Unë s’po them, mund të fitojë disa bashkim më shumë Partia Socialiste nga një manovër që kanë bërë, një votë e vogël që mund të ndahet, mungesa e komisionerëve apo diçka tjetër, por kjo nuk e dëmton shumë opozitën. Katër bashkim më shumë apo katër bashki më pak, nuk ndryshon gjë për 2023 e në vazhdim. Me 14 maj opozita është e qartë se kush është. Nuk do ketë as gjykatë, as gjykatës në apel, as gjykatës në Gjykatë të Lartë, që mund të vazhdojnë të luajnë më. Ata, po të shikosh me vëmendje deri në këtë moment që flasim, se pavarësisht se çfarë vendimesh ka marrë zoti Rama në Gjykatë, akoma deri në këtë sekondë, nuk ka një vendim gjykate, kundër kuvendit të 11 dhjetorit.
Ka, ose vendime për të vazhduar procesin ose vendim pro kuvendit të 11 dhjetorit. Pra gjykata akoma nuk ka guxuar pavarësisht presionit, maksimumi ka zvarritur procesin. Ka një vendim të shkallës së parë që njeh Sali Berishën dhe Partinë Demokratike dhe një vendim apeli që e kthen për shqyrtim edhe njëherë në gjykatë të shkallës parë por nuk ka asnjë vendim kundër tyre. Një vendim që nuk njeh kuvendin. Pra deri këtu kanë guxuar të shkojnë, nuk mund të shkojnë më tepër sepse ata delegatë nuk zhbëhen, janë aty.
Nuk ka gjykatës që mund ta marrë këtë gjë përsipër sepse zoti Rama këtë ka bërë në jetë, është apo nuk është Sali Berisha, por është apo jo Rama kryeministër ata gjykatës do jetojnë këtu, familjarët e atyre do jetojnë këtu, këtu bëhet fjalë për pluralizmin.
Ka sa të duash njerëz të gatshëm për pluralizmin, ka idealistë, mund të jenë me pakicë por ka , ka pasur dhe në kohë të Enver Hoxhës. Janë dy gjyqtarë nga Shkodra tek vendimi absurd i Gjykatës së Apelit, i vetmi qytet në Shqipëri që në 90-ën ka bërë vetëgjyqësi ndaj dy tre ish-xhelatëve më të mëdhenj të sigurimit të shtetit që kishin masakruar njerëz, është Shkodra. Nuk ka pasur në Shqipëri vetëgjyqësi për ish sistemin.
Ka qenë dhe një nga Hasi që ka marrë dhe vrarë në vitin 92 një xhelat gjatë kohës së burgut diku te Medreseja dhe nuk di raste të tjera, por , sado minimale këta zotërinj e kanë të qartë, me jetën e shqiptarëve nuk luajnë dot. Nuk bëhet fjalë për një pronë në bregdet, as për një vulë të thjeshtë, këtu bëhet fjalë lejon apo jo pluralizmin. Sado të guximshëm të jenë, sado të korruptuar të jenë, sado binj regjimesh të jenë, siç është ky Kalaja e kanë të pamundur të shkojnë tek vendimi ekstrem. Maksimumi që kanë pas në dorë ka qenë kjo, ta zvarrisin , pra për të përmbledhur, deri në këtë moment, pavarësisht se Gjykatat i kontrollon Edi Rama, asnjë gjykatë nuk ka pasur guximin të marrë një vendim kundër Kuvendit të 11 dhjetorit. Maksimumi e kanë njohur, e kanë kthyer për rishqyrtim, e kanë zvarritur, kaq është. Çfarë mund të ndodhë me 15 maj kur Lulzim Basha merr 0 bashki, mund të marrë zero këshilltar dhe përqindja do jetë qesharake. Çfarë bëhet më me ta?!
Me 6 mars, Berisha nga ato bashki, Shkodrën kishte të marrshme, të tjerat ishin pothuajse të pamundura duke pasur parasysh 2021, e mori dhe atë, sot nuk diskutohet, aq më shumë që kjo situatë ka hapur perdet për çdo shqiptar për të parë se kush është opozita e vërtetë dhe se sa absurdë dhe bastard politik është Edi Rama dhe ku është i gatshëm të shkojë.
E kuptoni që Linda Rama takon gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK dhe ju thotë ‘hape këtë proces ose mos e hap atë proces’? Këta janë kthyer në familje kriminale që kontrollojnë gjithë drejtësinë. Por, absolutisht çfarëdo të ndodhë me 14 maj, dy gjëra janë të sigurta: Opozita është kjo që është reale, nuk falsifikohet dot një opozitë. Ata kanë pasur vetëm një shpresë, nëse Berisha nuk merrte pjesë në zgjedhje, dhe e dyta çfarëdo të ndodhë me 14 maj Edi Rama nuk e vazhdon më. Do jetë një muaj, dy apo tre, ai e di shumë mirë, të vetmen gjë që ai ka pasur shpresë, të shkojë në ekstrem në provokimin dhe sulmin ndaj opozitës dhe me vendim gjykate, pra tua ndalojë me ligj pjesëmarrjen në zgjedhje që këtu të bëhet një 97-të tjetër dhe në trazira e sipër, “ të harrohet e imja”. Ramës vetëm stabiliteti nuk i intereson, vazhdimi i sado provokime të bëjë ai ndaj logos dhe opozitës, ai ka pasur vetëm këtë shpresë. Pas 14 majit çfarë bën ai? Opozita duket se kush është, merret vesh, situata me Mc Goniogal vazhdon , kryetari i komisionit juridik të Senatit që është demokrat që është figurë shumë e rëndësishme e partisë në pushtet, kërkoi dy herë së paku të dhëna për skandalin Gonigal-Rama.
Komisioni më i rëndësishëm, nuk mbyllet, nuk janë të gatshëm amerikanët të bëjnë pis imazhin e FBI, për karrigen e Edi Ramës, nuk e bëjnë dot, nuk e bëjnë. Amerikanët kanë djegur presidentët e tyre për hir të imazhit të Amerikës së drejtë dhe do pranojë që një bastard të politikës së Ballkanit ta mbajë në pushtet kur e ka cënuar në imazh. Nuk e bëjnë do , nuk e zhbën dot Rama këtë skandal. E vetmja shpresë ishte kjo, të ndodhë një e keqe më e madhe që të harrohet e vogla, provokimi për trazira dhe mos marrje pjesë në zgjedhje.
Unë jam qytetar i revoltuar, nuk më intereson se është PD, PS , Berisha, Rama Veliaj apo Basha, absolutisht jo, e vetmja gjë që mua më revolton është se pas 32 viteve këta guxojnë dhe tentojnë të ndalojnë me ligj pluralizmin. Pra shkojnë deri këtu në provokim, nëse duhet të kishte revoltë, revolta në këtë aspekt nuk duhet të ishte as e gazetareve të banaqeve ndaj Berishës, as e PD, as e anëtarëve të PD, as e Berishës ndaj anëtareve dhe as e anëtarëve ndaj Berishës por duhet të ishte një revoltë qytetare. Nëse ky vend nuk kupton se Rama tentoi të ndalojë me ligj pluralizmin, nuk është kuptuar asgjë dhe kot që flasim sepse populli i opozitës aty është, nuk ka çfarë i bën ai.
Ai do bëjë dhe një manovër tjetër, do tentojë të ndalojë me ligj edhe Ilir Metën të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Do tentojë, mbajeni mend. Sepse ai ka një projektligj në parlament, e vetmja gjë që ai mendon është ndalimi i garës dhe provokimi ne maksimum.
Do krijojë një artificë sepse ai po e tenton. Këtu do jemi javës që vjen. Dua të ndaloj me çdo kusht sepse e ka të qartë që aty është vota e opozitës në një garë, çfarëdo gare qoftë, pas 15 majit çfarë ndodh me këtë njeri? Kjo është e gjitha.
Në 89-ën, edhe pse i vogël në atë kohë, dëgjonim “Radio Prishtinën”, me aq sa mund të informoheshim. Ishin protestat e 89 ne Kosovë. Millosheviçi i hoqi anatominë Kosovës, shkriu parlamentin dhe e njësoi më Serbinë.
Në kohën që të tjerat po krijonin pavarësinë, Kosovës i zhdukën çdo gjë. U arrestuan drejtuesit komunal në atë kohë të parlamentit të Kosovës. Kryetari i partisë komuniste, kanë qenë dy personazhe, Azem Vllasi dhe Rrahman Morina, të cilët bashkëpunonin me Millosheviçin.
Megjithatë, qytetarët e Kosovës u ngritën në protesta të paimagjinueshme, sepse këta kundërshtuan shkrirjen e atyre pak të drejtave të autonomisë së Kosovës dhe shkrirjen e parlamentit.
U arrestuan dhe filluan protestat. E di cila ishte parulla ndaj tyre, për Rrahman Morinën dhe Azem Vllasin?! O Azem o tradhtar, po të ndihmojmë se je shqiptar! Po e them këtë sepse çfarëdo pakënaqësish mund të kenë ndaj Sali Berishës, akti nuk është ndaj Berishës, akti është ndaj pluralizmit të qytetarëve shqiptar. Ne nuk kemi minimumin e kthjelltësisë politike.
Mund të kenë çdo lloj gjykimi për Berishën, por reagimi s’duhet të jetë për Berishën, por për mbrojtjen e pluralizmit sepse Berisha i ka bërë vitet e veta në pushtet, mund të ketë prapë, është njeri krejt i qetë me atë që ka bërë, por çfarë ndodh me këta nëse nuk reagojnë dhe Rama ndalon zgjedhjet me ligj. Ne, nëse nuk kemi gjykimin më minimal politik, atëherë nuk ka parti politike që shpëton. Pluralizmin e mbrojnë, ose e lejnë të bjerë vetëm qytetarët e një vendi. Kjo nuk është një çështje partish. Kjo nuk është garë për opozitën, ata që e mendojnë, gabojnë. Kjo është betejë për pluralizmin, dhe nëse qytetarët se kuptojnë, kanë humbur shumë .
Përtej qytetarëve, ka dhe faktorë të tjerë, faktori ndërkombëtarë. SHBA, BE dhe ambasadat e vendeve të ndryshme, tjetër është elitat ekonomike të vendeve, pra këto dytë faktorë janë në një heshtje miratuese e asaj që ndodh?
Marrim faktorin ndërkombëtar, të vendos se faktori ndërkombëtare ka mendjen në se çfarë po ndodh në Shqipëri, mjafton të ketë një pluralizëm fasadë. Ata kanë tanket Ruse në Ukrainë, beteja e tyre është të ndalojnë aty dhe të mos s’postohen më lart në Evropë, galë Amerikës ata tanke ndaluan dhe Evropa i ka borxh Amerikës lirinë e tyre dhe janë tre detyruar të bashkëpunojnë me ta. Dhe mendoni se faktori ndërkombëtar evropian të shqetësohet se një zyrtar i departamentit të shtetit ka bërë një padrejtësi në Shqipëri, mos e prisni këtë. Amerika është me vëmendje në Ukrainë, të ketë mendjen departamenti i shtetit se çfarë po ndodh dhe çfarë po bën zyrtari në Shqipëri. Nuk ka ambasador në botë që e bën këtë që po bën kjo, por kjo zonjë e ka të sigurt se pas zgjedhjeve kthehet dhe del në pension.
Na tregon një zyrtar i lartë këtu, e kishte takuar para tre muajsh ambasadorin Alexsandër Arvizu në Uashington, e ka pasur mik. Pavarësisht gjërave, e ruajti stofin e diplomatit. E di çfarë i kishte thënë? Jemi mësuar keq, në Shqipëri trajtohesha si perandor, prisnin ca t’ju thoja unë dhe lutje për takime, ndërkohë, pasi u ktheva jam me këmbë në tokë dhe e kuptoj çfarë gabimesh kam bërë. Në mëngjes i hipën trenit si të gjithë qytetarët amerikan, shtyhemi në radhë dhe nuk do t’ia dijë kush se kush jam unë. Ndërkohë që para dy vitesh unë komandoja një vend.