PSG po mendon për një rindërtim të ri pas eliminimit nga Bayern Munich për 1/16-ën e UEFA Champions League.
Nga Franca u konfirmua se presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi, planifikon të ketë një takim për të analizuar situatën pas eliminimit dhe supozohet se një nga konkluzionet që do të dalin nga takimi në fjalë do të jetë shkarkimi i Galtier, i cili po kalon një sezon zhgënjyes në çdo drejtim.
Ndërkohë, siç raportojnëmediat franceze, në listën e opsioneve për të zëvendësuar Galtier është Thomas Tuchel.
Trajneri gjerman ka qenë i lirë që kur u shkarkuar nga Chelsea dhe po pret mundësinë për të drejtuar një klub të madh. Thomas Tuchel ishte i vetmi trajner që mund ta çonte PSG-në në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s, por ai u shkarkua muaj më vonë sepse nuk kishte një marrëdhënie të mirë me një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër.
Objektivi kryesor i të gjithëve është Zinedine Zidane, por ende nuk ka asgjë konkrete ndaj gjermani është një opsion më se i mundshëm në këtë moment.