Ramçaj: ‘Uragani’ Azem Hajdari u kthye në tmerrin e atyre që kërkonin ta merrnin pushtetin me forcë!

FJALA E KRYETARIT TË “GRUPIMI ‘90”, AJET RAMÇAJ NË 60 VJETORIN E LINDJES SË ‘HEROIT TË DEMOKRACISË’, AZEM HAJDARI

Të dashur familjarë të Azem Hajdarit. Të nderuar të pranishëm.

I nderuar Doktor Berisha.

Azem Hajdari sot është 60 vjeçar, se për ne është gjallë akoma, por ai në kujtesën tonë vazhdon e mbetet 33 vjeçari frymëzues, plot rini, gjallëri dhe NDER I KOMBIT. Një e qarë fëmije në Malsi të Gjakovës lajmëroi lindjen e tij 60 vjet më parë. Nuk e di nëse ka pasë krismë pushke atë ditë në shtëpi të Shpend Hajdarit në Tropojë, por viti 1990 kallëzon që ai nuk kishte qenë një lindje e zakonshme e një djali shqiptar të shekullit 20- tě.

Dhjetori 1990 e gjen djaloshin nga Tropoja të gatshëm m’u ba jo vetëm pushkë e parë kundër regjimit komunist, por edhe flamurtar e prijës i Lëvizjes Studentore. Krejt natyrshëm dhe me një kurajo sublime shfaqet në krye të protestave dhe Lëvizjes Studentore. E vemë dhe e pranojmë si të tillë e ai betohet para nesh në jetën e Kirit e Rudinës, që sot janë këtu me ne. U betua se nuk do të na tradhtojë kurrë, fjalë që e mban deri ditën e fundit të jetës tij.

Viti 1997, komunistët dhe faktorë të tjerë e patën shndërruar Shqipërinë në një vend ku vlonte pushka për pushtet. Uragani Azem kthehet fuqishëm në PD si lokomotivë krah Presidentit Sali Berisha.

Falangat e krimit komunist në pushtet jo rastësisht zgjedhin eliminimin fizik të Azem Hajdarit. Azemi ishte kthyer në një ortek të papërballueshëm për ta për së gjalli. Nga marsi i zi i vitit 1997 e deri në 12 shtator 1998, Azem Hajdari kthehet në tmerr për ata që kishin marrë pushtetin me dhunë. Ai shndërrohet në krah dhe pararojë e lëvizjeve të Doktor Berishës, kudo ku kishte takime, kudo ku kishte rreziqe dhe rreziku bashkëjetonte kudo asaj periudhe me të.

Jo vetëm që shkeli thuajse çdo pëllëmbë të territorit shqiptar, duke ringritë në këmbë strukturat e PD, por edhe ishte angazhuar fort për Pavarësinë e Kosovës. Dihet miqësia e ngushtë e tij me Presidentin Rugova. Azem Hajdari i kishte krijuar dy armiqësi të mëdha vetes. Atë me komunistët shqiptarë dhe atë me shovinistët serbë, të dyja këto palë mike me njëra tjetrën.

Azem Hajdarit për gati një vit i bëhen katër prita e atentate, ku ai i 12 shtatorit 1998 rezulton fatal për jetën e tij. Sot në këtë 60 vjetor të lindjes së Azem Hajdarit janë në burg doracët e vrasjes së tij. Nxitësit komunistë të kësaj vrasje, pushtetarë të fuqishëm të 1997-2005 shijojnë jetën edhe si kryetarë të akademisë së shkencave. Dimë që edhe se gjërat në Opozitë e PD do kishin shkuar ndryshe, nëse Azemin do e kishim këtu mes nesh sot 60 vjeçar.

Nuk do kishim fatin e keq në 2013 me i besu dikujt që kallëzoi e kallëzon përditë që nuk e meritonte të ishte në kryen tonë si kryetar PD-je. Azem Hajdari është sot një ndër figurat më të mëdha, jo veç të shekullit që kaloi, por në të gjithë historisë shqiptare.

Jetgjatë trashgimtarët e tij se shqiptarët e vertetë janë të “dënum” e detyrum me e kujtu në shekuj, “Nderin e Kombit”, “Tribunin Liberator”, “Simbolin e Studentit të Lirë”, Azem Hajdarin.

Lavdi Azemit përjetë”!

About Redaksia

Check Also

15 vite nga heqja e vizave, Berisha: Pa viza edhe në Amerikë dhe anëtarësim në BE pas 11 majit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në facebook liberalizimin e vizave …

Leave a Reply