Dëshmia e pastrueses: Alda më dha 10 mijë euro shpërblim për inskenimin e vjedhjes…

Zbardhet dëshmia e Rozeta Dobit, pastrueses së arrestuar për vjedhjen e më shumë se 600 mijë eurove në banesën e zyrtares së kryeministrisë, Alda Klosi. Në dëshminë e saj, Dobi është shprehur se, grabitja në shtëpinë e Klosit ishte inskenuar nga kjo e fundit, që të dërgohej në burg ish-burri i saj. Dobi ka treguar për prokurorinë se kishte marrë 10 mijë euro shpërblim për realizimin e ‘grabitjes’.

Më poshtë dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi

Në deklarimin e datës 06.02.2023, lidhur me disa pasuri të dyshuara në pronësi të personit nën hetim Alda Klosi, personi tjetër nën hetim Rozeta Dobi ka deklaruar si më poshtë vijon:

Për apartamentin në zonën e Mozaikut Dobi ka thënë:

Përgjigje: Kjo banesë ndodhet në katin e katërt, në krahun e djathtë të shkallëve. Apartamenti është 2+1, dhe ka këtë përshkrim brenda : Sapo hap derën e jashtme hyn në sallon, i cili përballe ka një ballkon dhe në të majtë sapo hyn ka kuzhinën. Sapo mbaron kuzhina, nga salloni komunikohet me pjesën tjetër me anë të një dere, dhe sapo hapet kjo derë ka një korridor të vogël. Në krahun e djathte ka një banjo dhe dhomën e fëmijëve. Sapo hyn në dhomën e fëmijëve, në krahun e djathtë ka dollapin dhe dritaren. Në të majtë është një banjo tjetër dhe dhoma e çifiit. Sapo hyn në dhomën e çiftit në krahun e majtë gjendet banjo dhe përballë është dritarja. Kjo banesë siç më është thënë nga Alda dhe Altini, është dhënë me qira me gjithë orendi. Nga mobilimi kam të fiksuar, këndin ngjyrë jeshile. Poçat në sallon janë të varur në një dërrasë poshtë nga tavani. Sapo hyn në ballkon në krahun e majtë ka një piletë shkarkimi ujrash. Ndërsa në banjën e kalamajve kam të fiksuar në mes të pllakave të murit një bordurë ku ka të stampuar një tip fjogo dhe një stampim në formën e sapunit ngjyrë bezhë me kafe. Deklaroj se të dy banjot kanë nga një bordurë betoni, të cilat përdoreshin për vendosjen e shampove. Deklaroj se te ky pallat kanë edhe një garazh makine. Këtë fakt e kam mësuar nga biseda me Altinin, i cili më kishte thënë se Alda kishte marrë ca shishe me verë në garazh.

Për prenotimin e një apartamenti nga Klosi në zonën e Kodrës së Diellit, Dobi ka thënë:

Përgjigje: Lidhur me këtë fakt deklaroj se më është thënë si nga Alda Klosi, bashkëshorti i saj Altin Klosi dhe mamaja e Aldës, se ajo kishte prenotuar një banesë te Kodra e Diellit. Nuk më është thënë se ku dhe si është prenotuar kjo banesë, por më është thënë se unë do të kisha shumë punë për të kryer në këtë banesë.

Për banesën në Vuno sanitarja përpara hetuesve ka thënë:

Përgjigje: Lidhur me këtë fakt deklaroj se më është thënë si nga Alda Klosi, bashkëshorti i saj Altin Klosi dhe mamaja e Aldës, se kishin një shtëpi private në Vuno. Rreth këtij fakti deklaroj se bashkëshorti rrinte nga dy muaj me pushime bashkë me djalin në këtë banesë. Altini më thoshte se në këtë banesë jam kollovar. Pas ndarjes me Alden ai më thoshte që mua më do Alda të arrestuar dhe për atë shtëpi do të luftoj fort që të mos ma marrin, pasi do ia kaloj djalit në pronësi.

Lidhur me thëniet e ndryshme kur u arrestua me ato të datës 3, Dobi ka sqaruar

Përgjigje: Po është e vërtetë që kam dhënë deklarime të ndryshme. Deklarimet që unë kam dhënë në momentet e para të pyetjes si deklarues dhe person nën hetim, nuk janë të vërteta. Ato i kam dhënë në atë formë pasi nuk e besoja që situata do të arrinte deri këtu ku jemi sot. Pasi kisha besim tek Alda, që nuk do të arrinte deri këtu, pasi ne e kishim lënë që të fajësonte bashkëshortin, pasi ajo e donte patjetër në burg.

Dobi ka thënë përpara hetuesve se Klosi do e shpërblente.

Përgjigje: Lidhur me këtë fakt deklaroj se si shpërblim Alda do më jepte vlerën 10000 euro, si dhe një tharëse rrobash.  Deklaroj se pas ditës së enjte, që kisha marrë eurot e dollarët, të dielën në darkë e kam telefonuar Alden, i kam thënë se a do të vijë nesër në punë, ajo më ka thënë se, po hajde. Të hënën pasdite kam vajtur në banesën e Aldes, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rrëmujë të enjten, kam pastruar shtëpinë, dhe në fund ka ardhur Alda e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit 10.000 euro. Për tharësen më ka thënë se do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blejë. Deklaroj se jam e gatshme që të përballem me Aldën dhe t’ia them të gjitha këto që po deklaroj sot dhe ato që kam deklaruar në datë 03.02.2023.

Shpërblimin e mora pasi fsheha paratë.

Përgjigje: Këtë shumë e kam dërguar në shtëpi dhe e kam vendosur në sirtar. Me sa më kujtohet prerjet kanë qenë 200 e 100.

Dobi sqaron komunikimet që ka pasur me Aldën, kur shkoi në Amerikë.

Përgjigje: Po kam komunikuar. Alda me ka marrë në Ëhatsapp, më ka pyetur ku je, i kam thënë jam në shtëpi. A ke qenë nga Altini më thoshte, po i kam thënë. Si është gjendja e Altinit më ka pyetur. I kam thënë është shumë i qetë. Dua të deklaroj se Altini më kishte thënë se do ikte në Belgjikë, a ka vajtur apo jo nuk e di. Alda më tha se ishte në dijeni se Altini do ikte në Belgjikë pasi i kishte treguar vajza. Kjo bisedë ka qenë me saktësi nuk më kujtohet por dy-tre ditë para vitit të ri. Deklaroj se Alda më ka bërë mesazh në Ëhatsapp ku më ka pyetur si je dhe ku je, unë e kam marrë në celular në Ëhatsapp dhe i kam thënë se jam në punë dhe pasdite do iki tek Altini, kjo telefonatë ka qenë në datën 06.01.2023, që përkon me ditën që jam arrestuar. Gjatë kësaj kohe më kërkoi një foto timen që t’ia dërgoja, unë nuk ia dërgova pasi nuk di të përdorë telefonin, por e mora në telefon në Ëhatsapp dhe më është përgjigj ‘o bo bo, flasim më vonë se nuk kam internet’. Nga kjo ditë jam arrestuar dhe nuk kam komunikuar më me të. Këto që deklarova më sipër janë të regjistruara në telefonin tim. Në telefonin tim numrin e Aldës e kam të shënuar Alda.

Pergjigje: Ajo më paguante 20 euro në ditë, punoja pesë ditë në muaj dhe merrja në total 100 euro.

Sqarimi për bizhutë e gjetura ne datën 6 janar

Përgjigje: U njoha me tabelën fotografike, në të cilën gjenden të fotografuara sendet e sekuestruara nga policia në banesën time. Bizhutë janë të miat dhe të ish-bashkëshortes së parë të burrit. Këto bizhu janë të falura dhe të blera nga unë një pjesë. Çanta me mbishkrimin ‘Valentino’ është e Aldës. Kjo çante ka qenë te shtëpia e ish-bashkëshortit të Aldës, dhe e kam marrë për t’ia dërguar asaj pasi e kërkonte. Ora me mbishkrimin Maserati është e djalit dhe nuk e di se ku e ka blerë. Ora me mbishkrimin Armitron është e imja dhe atë ma ka bërë dhuratë djali i dajës që jeton në Amerikë.

Sqarimi për bizhutë e gjetura ne datën 7 janar.

Përgjigje: U njoha me tabelën fotografike në të cilën gjenden të fotografuara sendet e sekuestruara në banesën time, dhe deklaroj siç e kam shpjeguar edhe më parë të gjitha këto bizhu janë të Alda Klosit. Se ku i ka blerë ato unë nuk kam dijeni.

About Redaksia

Check Also

Trump sulmon prokurorin: Do hetohet, është i korruptuar, mund të ekzekutojë njerëz

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se ish-kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të …

Leave a Reply