Bashkëjetuesja e gazetarit të Ramës liroi nga burgu Fatjon Muratin

Tirana u trondit të dielën në mbrëmje nga një atentat me armë zjarri që mori jetë të pafajshme në zonën e Don Boskos.

Shënjestra e atentatorëve i shpëtoi breshërisë së plumbave, por e pësoi banakierja e lokalit, Mimoza Paja, e cila humbi jetën, ndërsa mbesa e saj 10-vjeçare mbeti e plagosur.

Në Çim Peka Live, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u shpreh se Fatjon Murati, që mendohet se ishte objektivi, duhet të ishte në burg, por gjykata e ka liruar.

Ai tha se ka qenë një vendim i gjyqtares bashkëjetuese të gazetarit Mustafa Nano.

“E di pse e përmenda Muç Nanon? Se vendimin për lirimin në shtëpi të këtij Muratit, po bashkëjetuesja e Muç Nanos e ka dhënë. Te ky rreth mbetemi”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply