Dita e Verës/ Berisha vizitë në familjen autoktone elbasanase Dinaku

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri një vizitë në familjen autoktone elbasanase Dinaku në Ditën e Verës. Berisha tha se është shumë i nderuar që ndodhet aty. “Në gëzime ju ardhshim gjithmonë, dhe gjithnjë e më mirë ta presim këtë ditë”, tha Berisha.
“Jam shumë i nderuar që jam sot këtu. Ju falenderoj shumë për këtë mikpritje, dhe për të gjithë gjithëmbështetjen që familja juaj e nderuar i ka dhënë jetë PD, përpjekjeve të saj, mbështetjen që ju i jepni sot, Luçiano Boçit, i cili na nderon të gjithëve ne me vetitë, moralin, me zotësinë e tij.
Unë e di që ju po bëni gjithçka për fitoren e tij dhe jam shumë optimist, se ky mundim dhe kjo përpjekje e juaja, së bashku me përpjekjen e Luçianos dhe të gjithë demokratëve të Elbasanit do të kurorëzohet me fitore në datën 14 maj.
Ndërron natyra, ndërron shoqëria, ndërron pushteti.
Këto janë lajmëtaret e këtyre ndryshimeve të mëdha.
Në gëzime ju ardhshim gjithmonë, dhe gjithnjë e më mirë ta presim këtë ditë. Kësaj radhe me ndryshime të mëdha për vitin tjetër. I lutemi Zotit!
Gëzuar!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër menaxher i fushatës së Trump në zyrën e Berishës për fitoren e PD

Tani i njëjti autor përmend Paul Manafort, pasi e ka parë në oborrin e PD …

Leave a Reply