Një efektiv i forcave speciale RENEA është vënë në pranga nga policia, pasi në një makinë luksoze me të cilën ai udhëtonte janë gjetur një shumë e madhe parash. Sipas burimeve, policia gjeti në mjetin e tij 113 mijë euro.
Efektivi i RENEA-s, Altin Morina është prangosur gjatë mesditës së sotme dhe akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale. Morina bënte shkëmbim të lëndëve narkotike kundrejt pagesës, gjë që shpjegon edhe shumën e parave që janë gjetur në mjetin e tij luksoz, tip “Audi”.
Nga aksioni i zhvilluar sot, Ai u kap në zonën e Kodrës së Diellit bashkë me një person të dyshimtë, por lidhur me këtë të fundit, Policia nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me identitetin e tij. Edhe pse paraprakisht dyshohet se ka lidhje me masakrën e Don Boskos.