Rama merret me gratë, presione partneres dhe ish-bashkëshortes së Ahmetajt

Ish-zv.kryeministri, aktualisht deputet i PS-së Arben Ahmetaj ankimon vendimin për kontrollin e banesave të ish-gruas dhe partneres së tij. Ahmetaj kërkon nga Apeli i GJKKO shpalljen i pakushtetueshëm dhe i paligjshëm të vendimit të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë.

Në ankimim thuhet se shtëpia e bashkëjetueses së deputetit Ahmetaj, Erjola Hoxha është dhe banesë e tij, përderisa jeton aty.

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit kreu kontrolle në shtëpinë e ish- gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Kontrolli i parë u ushtrua në një vilë në zonën e Hamallajt, në vilën e partneres së tij, ku janë sekuestruar 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh që lidhen me këtë vilë.

Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes, që filloi në orën 14:40 dhe përfundoi në orën 15:20 minuta, rezultoi se nuk janë gjetur para, por se janë marrë disa dokumente që vlerësohen të rëndësishme për hetimet.

About Redaksia

Check Also

Zjarret në Vlorë, rastësi apo interesa?

Nga Eralba KRESHPA Nënkryetare e PD Vlorë Përsëri zjarre në Vlorë. Përsëri flakë që përhapen …

Leave a Reply