Këlliçi: Zgjedhjet e 14 Majit janë për shqetësimet e qytetarëve, jo të politikës

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, u shpreh se këto zgjedhje kanë të bëjnë me interesat dhe shqetësimet e qytetarëve, dhe jo me debatet dhe sherret politike.

Në një intervistë në emisionin Publikisht, në TVSH, Kelliçi, theksoi se në çdo takim që ai ka në qytet, ndeshet me problemet e infrastrukturës, të trafikut, të mungesës së ujit të pishëm, dhe hallet e përditshme.

Kelliçi u shpreh se debatet për zhvillimet e brendshme në PD mbahen gjallë në media e televizione, por nuk janë prezente në terren.

Dhe pikërisht këtu, pohoi Këlliçi, është fokusuar ai, tek pritshmëritë që kanë njerëzit, qytetarët, banorët e Tiranës për zgjedhjet e 14 Majit.

Belind Këlliçi tha se është në këtë studio me programin prej 100 faqesh, që ofron zgjidhje për problematikat e mëdha të qytetit.

I pyetur nga analistët, Abilekaj dhe Çipa për qendrimet e përfaqesuesve të ndryshëm të PD apo aleateve, Këlliçi tha se mirëpret dhe do të donte të kishte në krah çdo demokrat në këtë betejë.

About Redaksia

Check Also

Asnjë nuk është hequr nga lista për mendimin ndryshe! Sali Berisha e parapëlqen diversitetin!

Interesimit të gazetarëve për heqjen e disa emrave nga lista e PD për kandidatët që …

Leave a Reply