Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit skandaloz të KAS për të regjistruar Enkelejd Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Në postimin e tij në Facebook, Paloka e ka quajtur ‘një vendim në interes të Ramës pasi alibashët dhe kryeministri kanë të njëjtin interes’.
Reagimi i Palokës
Nuk besoj se priste dikush një vendim tjeter nga KAS!
Ata nuk dhanë vendim në interes të Alibashës, dhanë vendimin në interes të Rames. Ne fund të fundit tanimë Alibashët dhe Rama kanë të njëjtin interes.
E kam thënë dhe herë tjetër që një nga dëshirat perverse të Ramës është që ata që ka marrë peng, t’i poshtërojë sa herë mundet e si të mundet. Këtë herë e kishin radhën “juristët” e KAS (se Alibashëve ia ka nxjerrë bojën me kohë). Jo “rilindasit” e KAS, po ata të tjerët.
Duhet të jetë disi e vështirë që pasi je perpjekur gjithë jetën të krijosh një profil si profesionist i zoti dhe njeri i ndershëm, papritur takon Ramën (“investitorin serioz”) dhe të gjithë shohin se në fakt edhe ti një “beqir” si ”beqirët” e tjerë je, vetëm se të mungonte “investitori serioz”.