Kryetari i PD, Sali Berisha, në takimin me kryetarët e degëve të Tiranës tha se, 14 maji do jetë një ditë fitore për pluralizmin, ditë fitore në Tiranë për Belind Këlliçin. Berisha tha se, sytë të gjithë Shqipërisë janë të drejtuar në Tiranë.
“Kjo fushatë për nga rëndësia e saj tejkalon çdo fushatë tjetër politike dhe vendore nga viti 1992 gjer më sot.
Sytë të gjithë Shqipërisë janë të drejtuar në Tiranë. Ju keni konstatuar, ka një optimizëm të madh, ka një entuziazëm të qytetarëve dhe demokratëve kudo që shkojmë.
Gjejmë një situatë të elektrizuar. Ka një vetëdije të madhe se kjo është fushatë po aq sa vendore, aq edhe politike me një rëndësi të jashtëzakonshme.
Edi Rama duhet të marrë në këtë fushatë, përgjigjen më të hidhur që meriton. Është në detyrimin e PD-së për të bërë gjithçka për të mobilizuar çdo resurs të saj, në mënyrë që 14 maji të jetë një ditë fitore për pluralizmin, ditë fitore në Tiranë për Belind Këllicin.
Fitore për kandidatët e lirisë, që janë sot për herë të parë në 32 vite, kandidatë të zgjedhur me procedurën më demokratike dhe të civilizuar.
Edi Rama, ju e shihni, duke filluar nga ai vetë, duke përfunduar te çdo kryebashkiak i tij, për shkak të firmave me të cilat kanë vjedhur, janë të përshtatshëm për hekura.
Është 10 herë më i inkriminuar Rama se narkotrafikanti i Bulqizës, që duhej arrestuar katër vite më parë, por ai nuk ka vjedhur as 1 të qindtën e vjedhjeve të Edi Ramës. Për këtë, duhet ta kenë të qartë çdo shqiptar.
Pra kemi me rivalë të inkriminuar kokë e këmbë, si Artur Bushi apo ky i Bulqizës, janë pa përjashtim të gjithë bashkiakët e PS, sepse kanë ndjekur shembullin e Edi Ramës, Belinda Ballukut, Arben Ahmetajt, me radhë”, u shpreh Berisha.
Check Also
Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit
Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …