Berisha thirrje administratës: Mos u bëni pjesë e mega-krimit elektoral të përdorimit të Aktivistit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë një konference për shtyp se, Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar. Berisha i bëri thirrje administratës të mos bëhet pjesë e mega-krimit elektoral të përdorimit të Aktivistit.

“Jam sot para jush për t’u bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës, të mos bëhen pjesë e mega-krimti elektoral të përdorimit të Aktivistit për qëllime të mbështetjes së pushtetit të krimit.

Aktivisti është një aplikacion i dënueshëm në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ai është i dënueshëm në ligjin kombëtar, sepse është dëshmi flagrante e shndërrimit të narkoshtetit të Edi Ramës në një narkoshtet elektoral. Pra, shndërrimin në një makineri të dhunimit masiv të votës nëpërmjet ndikimeve të paligjshme.

Ai është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar sepse shkel rregullat themelore të rrjeteve sociale, sepse po përdoret si një mjet terrori mbi qytetarët shqiptarë, mbi zgjedhësit shqiptarë.

Duke denoncuar përpara jush, njoftoj gjithashtu se PD do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjore ndaj këtij instrumenti terrori, si brenda vendit, ashtu edhe në institucionet respektove, pranë rrjeteve sociale ku përdoret ky aplikacion antiligjor”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply