Xhaka: Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova

Granit Xhaka është pjesë e dokumentarit të Kombëtares së Zvicrës, të quajtur “The Pressure Game”, ndërsa në pjesën e tij të katërt, të titulluar “Presioni i gjakut”, ishte radha për futbollistin kosovar.

Regjisorët e dokumentarit e kanë vizituar kapitenin e “Helvetikëve” në shtëpinë e tij në Londër, ndërsa kanë folur edhe me gruan e tij, Leonita.

Xhaka ka folur për çështjen e dyshtetësisë dhe për mentalitetin shqiptar në familjen e tij, shkruan mediumi zviceran “20min”.

“Unë jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është Kosova”, ka thënë Xhaka.

Ai foli edhe për imazhin e tij në publik dhe për marrëdhëniet e tij me mediat.

“Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative”, ka pyetur futbollisti kosovar.

Natyrisht, e pashmangshme ishte tema e ndeshjes me Serbinë në Kupën e Botës.

“E kam vendosur qëllimin tim që të qëndroj pozitiv në fushë. Më pas, nëse ndodh diçka e keqe, unë vendos të largohem dhe t’i shmangem problemit”, e përshkruan Xhaka punën e tij brenda fushës së blertë.

Në të mirë dhe në të keqe, Xhaka i ka zhvilluar plot 111 ndeshje me “Nati”, ndërsa është treguar një lider i vërtetë.

“Nuk është e lehtë të luash në këtë nivel për dhjetë vjet. Por, dikush duhet ta bënte këtë i pari…”, përfundoi Xhaka në fund të dokumentarit.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply