Ndërhyrje brutale e politikës ndaj shkencës dhe kulturës!

Akademiku Artan Fuga i ka bërë thirrje publike deputetit të PS, Petro Koçi për të ballafaquar argumentet lidhur me iniciativën e tij ligjore për të ndryshuar ligjin në fuqi për akademinë e shkencave.

Fuga në llogarinë e tij në facebook është shprehur se e sfidoj duke i thënë që ato ndryshime që z. Petro Koçi ka propozuar janë për ta përshtatur ligjin për persona të veçantë

Postimi i akademikut Fuga

Edhe njëherë thirrje për deputetin Petro Koçi dhe një lutje miqësore për mediat televizive!

E kam ftuar në debat televiziv deputetin Petro Koçi për të ballafaquar argumentet lidhur me iniciativën e Tij ligjore për të ndryshuar ligjin në fuqi për akademinë e shkencave!

Unë e sfidoj duke i thënë që ato ndryshime që z. Petro Koçi ka propozuar janë për ta përshtatur ligjin për persona të veçantë!

Se me ato projektligje shkel etikën parlamentare dhe procedurat e ndërtimit të ligjeve!

Se po bën një ndërhyrje brutale të politikës ndaj shkencës dhe kulturës!

Se si deputet ka detyrë diskutimin me faktorët e interesit që e kundërshtojnë dhe jo të “fshihet” pas mureve dhe portave të ndërtesës të Kuvendit!

Dil në debat zotëri!

Ftoj gazetarët dhe drejtuesit e informacionit në televizione që mundësisht t’i drejtohen zotit Petro Koçi me pyetjen se përse nuk pranon debatin, pse hesht, përse vepron pas krahëve të akademikëve?

Mua nuk më përgjigjet, po mediave a do t’u përgjigjet sikur gazetarët ta presin nesër para seancës parlamentare për ta pyetur dhe rregjistruar përgjigjen e Tij?

Gazetarë lutem ndihmojeni një akademik që e kundërshton arbitraritetin përballë një deputeti që hesht kur i drejtohen publikisht!

Nuk është për mua, nuk kam pasur kurrë ambicje për poste, por për të mirën publike, është etika minimale në hapësirën publike!

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply