Halë në sy apo llokmë për të kollofitur???

Dega e PD Korçë

Nëse ka ndërtesa simbol në Korçë, padyshim kjo është një nga kryesoret.

Për ata që nuk e njohin, është godina që ndërtoi Z. Thoma Turtulli për spital dhe ia dhuroi qytetit.

Ashtu si dhe pronarët e tokës, familja Shedollari, që bëri dhuratë truallin.

Vepra që i përmendim sot për të identifikuar aristokracinë dhe fisnikërinë e Korçës.

Historia e këtij qyteti, patjetër që mund të identifikohet mjaft mirë përmes këtyre veprave.

Nëse duam histori, nuk na i sjell as kërnacka dhe as birra.

Këto ndërtesa e sjellin.

Vepra filantropike.

Para afro 100 vjetësh.

Në Korçë.

Por jo! Pse ta restaurojmë dhe ta bëjmë godinë muzeale, krenari të historisë së qytetit?

Ne ndërtojmë kulla të shëmtuara!

Ngulim thika në brinjët e këtij qyteti.

Me ato para,( mbi 3 miliard lek), e restauronin këtë godinë dhe e bënin kukull.

Apo me ato që harxhuan për ish-maternitetin.

Por nuk duan! Nuk duan se duan ta grabisin.

Godinën, dhuratë qytetit për spital, që fisnikëria e Z.Turtulli e ndërtoi para një shekulli, sot na dashka ta marrë ministri “baxhanak” Çuçi në formën e kamufluar:

“Poli universitar” i hajdutërve dreqër!

Ja që, makutërisë së “nipërve të gjyshërve”, nuk i ka shpëtuar dhe i ka hyrë në sy edhe kjo godinë.

Kumbarë të këtij pisllëku po bëhen këta qytetarët tanë; që nga Peleshi e poshtë (se poshtë janë).

TURP!

Turp e faqja e zezë nëse Korçarët e lejojnë këtë.

Do të mbetet një njollë në ndërgjegjjen e këtij qyteti që me të drejtë e mban veten për aristocrat (dhe një nga motivet që e quan veten të tillë është pikërisht kjo godinë)

Vazhdon…

—–

Lexoni dhe në web:

http://pdkorce.al/…/Hal%C3%AB-n%C3%AB-sy-apo-llokm…/…

—–

#korce #denoncim #bashkiakorce #sanatorium #turtulli #trashegimi

 

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply