Bylykbashi: Duhet të ndalet menjëherë aplikacion kriminal ‘Aktivisti’, SPAK po shkel qartazi ligjin!

DEKLARATË PËR MEDIA E N/KRYETARIT TË PD, OERD BYLYKBASHI

Kjo është në shkelje të ligjit dhe kodit penal, dhe qartazi edhe në shkelje të atyre që janë rekomandime zyrtare të OSBE ODIHR, nëpërmjet veprimeve të tyre kanë konsumuar pothuaj të gjithë kapitullin e krimeve zgjedhore në kodin penal.

Erdhëm sot këtu në SPAK për ta dorëzuar, për fat të keq SPAK-u nuk e mori në dorëzim. Kanë vendosur procedura burokratike që refuzojnë që ne t’i dorëzojmë drejtpërdrejt.

Ky kallëzim dorëzohet sot patjetër, duke filluar që nga Kryeministri, që kanë kanë konsumuar vepra penale të rënda, siç janë ato të korrupsionit zgjedhor, apo të thyerjes së normave të kodit penal në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale.

Pothuaj, i gjithë kapitulli për krimet zgjedhore, ne do ta çojmë përpara këtë kallëzim. Kërkojmë nga SPAK që të veprojë me forcë, jo si në rastet e tjera. Nuk tërhiqet zvarrë një çështje që ka të bëjë drejtpërdrejt me kontrollin e votës, është shumë herë më keq, ka të bëjë me kontrollin e zgjedhësve. Një kontroll sistematik me një plan kriminal që e ka burimin nga Kryeministri dhe nga Këshilli i Ministrave, i shtrirë në të gjithë administratën, duke dhunuar hapur të drejtat e zgjedhësve në Shqipëri.

Ne kërkojmë nëpërmjet veprimit të SPAK, nëse do ta gjejë vullnetin, të nadlen dhe tëq vihen përpara përgjegjësisë të gjithë këta individë që po dhunojnë të drejtat e e shqiptarëve, të drejtat e zgjedhësve, dhe sigurisht i bie barra këtij institucioni që të fillojë dhe të krijojë një situatë ku ndoshta zgjedhësit të fillojnë të kenë besim te një proces zgjedhor tashmë i brutalizuar nga PS.

Është cënuar liria dhe sekreti i votës. Është shumë herë më keq sesa patronazhistët përdorimi i kësaj skeme dhe këtij aplikacioni kriminal. Duhet të ndalet menjëherë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply