Berisha: Rama mori borxh 5 miliardë euro dhe i vodhi, nuk rriti asnjë rrogë, asnjë pension

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Kurbini se, Rama mori borxh 5 miliardë euro dhe i vodhi, nuk rriti asnjë rrogë, asnjë pension, po i varfëron qytetarët çdo ditë. Ai tha se, këta ndërtojnë shkollën me 6 mln euro në Tiranë, në një kohë kur shkolla në të gjithë botën kushton 700 mijë euro, se janë standarde, ka manuale.
“Pa më thoni pak, çfarë ndodhi në këto 8 vite. Në këto 8 vite, jo që nuk u rritën rrogat, por këto 8 vite, secili rrogëtar në Shqipëri me rrogën që merr sot, blen 30 % më pak se sa blinte në vitin 2013. Sepse janë rritur çmimet, sepse në sistemin ku jetojmë, në sistemin e tregut rritja e çmimeve është fenomen natyral i tregut, fenomen i pashmangshëm, dhe nga kjo rritje sigurisht kjo kërkon rritje të vazhdueshme të rrogave dhe pensioneve. Kjo rritje nuk mund të shndërrohet në varfërim dhe mjerim për qytetarët.
Por çfarë ndodhi? Edi Rama nga viti 2013 e gjer në këto muaj ka marrë borxh 5 miliardë euro. Scdo shtet, sikundër dhe familja, kur bën planin se çfarë do të bëjnë këtë vit, llogarit të ardhurat dhe ato kur nuk i dalin thotë do të marr edhe kaq borxh.
Ky ka marrë borxh 5 miliardë euro. Sa janë 5 miliardë euro? 5 miliardë euro janë të barabartë me shumën për të 6-fishuar rrogat e qytetarëve, ose të 3-fishosh rrogat dhe pensionet në Shqipëri.
Ku shkuan këto, a u kthyen në rroga, pensioneve, rrugë, ujësjellës, kanalizime, ferma? Jo që nuk u kthyen, por u vodhën në mënyrën më të paimagjinueshme. U vodhën sepse këta ndërtojnë punët publike, duke vjedhur 80-90 % të shumës. Këta ndërtojnë 1 km autostradë me 24 mln euro, ndërkohë kudo në botë, ajo ndërtohet në fushë me 2-3 mln euro.
Këta ndërtojnë shkollën me 6 mln euro në Tiranë, në një kohë kur shkolla në të gjithë botën kushton 700 mijë euro, se janë standarde, ka manuale. Këta të gjitha tenderat po ti lexoni i japin me fondin limit maksimal
Çfarë ndodh me këtë ua shpjegoj unë ju. Sipërmarrësit paraqiten dhe bëjnë pazarin, u thonë, sa e ndërton ti ketë dhe ai jep një shumë. Jo nuk e ndërton me kaq, do të sjellës këtë shumë, por nga kjo shumë që e ndërton ti dhe kjo që japim ne do e ndajmë bashkë. Dhe kështu veprojnë në çdo tender me paratë tuaja.
Zyra ngjitur me Edi Ramën, që varet direkt nga ai, ajo e shoqërisë së informacionit ka bërë 250 tendera sekretë. 250 herë ka vjedhur, janë ndaluar me ligj. Pra ndaj dhe mjekët ikin, qytetarët ikin.
Çfarë ndodh me fshatin. Subvencionet, mbështetja që i jepet bujqësisë në Shqipëri është vetëm 1/5 e asaj që jep Kosova. Kosova ka buxhetin2 miliardë, krahasuar me 4 miliardë që e ka Shqipëria. Por Kosova nuk kryen punë publike, me çmim 6-8 herë më të lartë seç është kostoja. Kosova ka një kryeministër, por jo vetëm Kosova, por edhe Maqedonia, edhe Mali i Zi, edhe Serbia, Bosnja të gjithë, çdo qeveri ka një qëllim, jo ti varfërojnë qytetarët dhe ti mjerojë, por përkundrazi ti mëkëmbë progresivisht.
E dëgjuat ju këtu Abazoviçin, unë 4 vite tha ndjenja dhe ua rrita 200 euro rrogën malazezëve. Bravo u qoftë. Ua rriti rrogën se mendonte për qytetarët. Nuk mendon për qytetarët ky. Ky përkundrazi i urren qytetarët. Po pse i urren qytetarët.
Po pse i urren qytetarët, se është një fjalë e madhe kjo të thuash që i urren. I urren se i vjedh. Ai ka me qytetarët shqiptarë, raportin që ka hajduti me viktimën e tij. Absolutisht. Ai i urren qytetarët, se ai thotë firmos bam, bam, bam për xhepin e tij. Sepse ai firmos 420 mln euro djegësin e Tiranës dhe të 3 djegësat shkojnë 600-700 mln euro dhe nuk ekziston asnjëri. Dhe sot me Sharrën ai me Erion Veliajn presin para çdo ditë. Qytetarët paguajnë 29 euro për ton plehrash që depozitohet në Sharrë, ndërkohë që kontrata është 11 euro. 18 euro fut në xhep Edi Rama me Erion Veliajn. Pa llogaritur këtu qindra e mijëra ton inerte të kompanive të ndërtimit të cilat i detyrojnë ti çojnë në Sharrë.
Pra kjo është situata”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply