Kryetari i KZAZ-së, Vlorë nga grupi i Enkelejd Alibeaj, Sokol Kuçaj është shfaqur në një takimim me strukturat e kandidatit të Partisë Socialiste për bashkinë Vlorë, Ermal Dredha.
Në një video të sjell në redaksinë e syri.net shfaqet kryetari i KZAZ-së së grupit të Alibeaj teksa pret në hyrje të godinës Dredhën, ndërsa në sfond dëgjohet dikush teksa i thotë kandidatit të Ramës për Vlorën: Ta solla edhe PD se e kishe merak.
Sokol Kuçaj është bashkëshorti i Eneida Vera, e cila është e dyta në listën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak për Vlorën, edhe ajo në grupimin e Alibeaj.
Një ditë më parë, Kuçaj ka qënë i pranishëm në konferencën për media të Enkelejd Alibeaj dhe Arbi Agalliu.
Edhe pse artikulojnë shpesh “bashkim të demokratëve”, në këtë konferencë nuk u përmend asnjë kandidat i dalë nga Primaret ku anëtarët zgjodhën me vullnet të plotë kandidatin për kryetar të ardhshëm të Bashkisë së tyre.
Duket qartë se “Ali-Bashat” po e orientojnë votën jo drejt kandidatëve demokrat, por drejt atyre të Partisë Socialiste./Syri.net