Berisha: Edi Rama rriti çmimet me bordet, mblodhi 520 milionë euro dhe nuk i ktheu asgjë qytetarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Cerriku se, në Shqipërinë e Edi Ramës, çmimet i rritën bordet. Mblodhi 520 milionë euro taksa dhe nuk i ktheu asgjë qytetarëve. Berisha tha se, Qeveria jo vetëm që nuk i dyfishoi rrogat, përkundrazi rriti çmimet.
“Kontrolli i Lartë i Shtetit, vitin e kaluar ka gjetur zyrtarisht se qeveria vodhi dhe shpërdoroi 122 miliardë lekë. 122 miliardë lekë janë 1.1 miliardë euro. Në 9 muaj, 1.1 miliardë euro janë 130% fondi i përgjithshëm i pagave në Shqipëri. Me aq sa janë vjedhur, nëse qeveria do të kishte vullnet, mund të dyfishonte çdo vit rrogat.
Qeveria jo vetëm që nuk i dyfishoi rrogat, përkundrazi rriti çmimet. Në kapitalizëm nuk janë kurrë qeveritë që rrisin çmimet, çmimet i rri tregu, i rrit kërkesa, ka një mekanizëm krejt tjetër. Në Shqipërinë e Edi Ramës, çmimet i rritën bordet, caktoi bordet. Çfarë ndodhi? Mblodhi 520 mln euro më shumë taksa. Që të gjitha qindarkë për qindarkë paratë tuaja, sepse çdo gjë që bletë në dyqan e bletë me çmimet e bordeve dhe natyrisht, TVSH-ja e të gjitha gjërave që blihen u rrit në proporcion me çmimin.
Çdo qeveri që ka dhembshuri, ka ndjeshmëri ndaj shtrëngicës ekonomike të qytetarëve, ato do ti kthente 1 për 1 tek qytetarët. Dhe këtë e bënë të gjitha qeveritë. E bëri dhe Kosova. Iu dha pensionistëve 100 euro, ua shtoi pensionin. Ua shtoi 100 euro sepse çmimet po u rritën, vështirë që ulen ato, ligj i tregut ky. U dha studentëve 100 euro, rrogëtarëve 120 euro. Ato që mblodhi i shpërndau.
Me këto që mblodhi Edi Rama mund të rriste rrogat 70 %, por të themi rroga e pensione me 40%. Përkundrazi, asgjë, përkundrazi sot blihet me rrogën 30% më pak se sa blihej në vitin 2013.
Çfarë ndodh me pasuritë publike. Pasuria më e madhe publike sot, është porti i Durrësit për shqiptarët. Nëse e nxjerr në tregun botëror, Porti i Durrësit, vlera e tij me truallin përreth 800 mijë metra katrorë, me portin në det e të gjitha shkon miliarda e miliarda. Çfarë ndodh me portin? Ka gjetur një arab miliarder dhe tani ky do të bëhet si arabi miliarder dhe hajde ndajmë portin.
Shpiku pasaportën e artë, do marrin pasaportë të artë ata që do të blejnë apartamentet e Ramës dhe Alabarit në Durrës. Po ka vjedhje më monstruoze se kjo. Më kujtohet njëherë një avokat i madh amerikan të cilin presidenti Xhorxh Ë. Bush e kishte mik dhe e emëroi ambasador të SHBA në OSBE.
Erdhi dhe vizitoi Shqipërinë dhe më tregon; gjatë karrierës time kam pasur disa miliarder klientë, që ishin me procese gjyqësore, por problemi im me ta ishte se asnjëri nuk ishte nga ata që të mos donte të vidhte edhe një miliardë tjetër. Oreksi vjen duke ngrënë, i tillë është edhe Edi Rama, kalon nga një aferë në tjetër.
Merrni djegësat. Djegësat 420 mln euro, që të gjitha vepër e tij personale. Po, ju e keni dëgjuar që për djegësin e Elbasanit janë përgatitur brenda 24 orëve 17 dokumente nga të gjitha institucionet, rast i jashtëzakonshëm. Se burokracia nuk është kurrë e rrufeshme. Sikur të ishte një emergjencë kombëtare. Arben Ahmeti e tha; nuk e kam lëvizur unë qeverinë, qeverinë e ka lëvizur ai. Sigurisht e ka lëvizur Edi Rama dhe firmosi në kundërshtim flagrant me ligjin, i cili nuk lejon firmosje kontratash me negociata të mbyllura, kurrë. Një kryeministër kurrë nuk mund të firmosë një kontratë për të cilën, enti shtetëror i specializuar që është agjencia e prokurimeve publike, thotë me shkrim, se kjo është e kundraligjshme.
Kryeministri mund të shkojë në parlament dhe të ndryshojë ligjin, por kryeministri atë kontratë pa ndryshuar ligjin nuk e firmos kurrë. Atë kontratë e firmosi Edi Rama sepse sipërmarrja ishte e tij, sepse sipërmarrja e Fierit, e Tiranës është e tij.
Dhe keni parë ju, arrestuar ky filani, etj., me radhë, por djegësat nuk janë konfiskuar. Çdo ditë u jepen djegësve nga 100 mijë euro. Çdo ditë, qytetarët e Tiranës dhe gjithë qarkut paguajnë për një ton plehra, 28 euro. Çdo ditë të gjitha mbetjet që prodhohen duhet të derdhen në Sharrë, në minierën e floririt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply