Berisha: Basha është i marrë peng me disa dosje, Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Lulzim Basha është i marrë peng me disa dosje, Enkeleid Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel. Berisha përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Ai tha se, geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri.
“Përçarja e opozitës është pengmarrje, ndaj duhet t’i quajmë gjërat siç janë.
Lulzim Basha është i marrë peng me dosjen e larjes së 700 mijë dollarëve.
Ju e dëgjuat raportin, ato nuk kanë lidhje me PD-në, ato janë transaksione të Bashës. Raportet e CIA-s thonë që janë para ruse.
Lulzim Bashë është peng edhe i aferave të tjera. Zinxhiri i aferave të tij është i gjatë.
Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën.
Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë.
Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin.
Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje.
Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera.
Sigurisht ndikon në tërësi, të gjitha këto ndikojnë. Vrasjet ndikojnë, sulmet me armë ndaj Top Channel ndikojnë. Se çfarë sigurie ka këtu.
Prandaj opozita po bën thirrje që të firmosim ndryshimin më 14 maj”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron Kancelarin e ri të Gjermanisë: Fitore historike e CDU/CSU për Europën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar kancelarin në ardhje të Gjermanisë, Friedrich Merz, …

Leave a Reply