Berisha: Regjimi i Edi Ramës tani është bërë i pashpresë. Ftoj shqiptarët të firmosim ndryshimin më 14 maj

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, regjimi i Edi Ramës tani është bërë i pashpresë. Berisha ftoi shqiptarët të firmosim ndryshimin më 14 maj.
“Pasiguria është e plotë. Këtu vriten njerëz kudo që janë nga bandat e qeverisë të lidhura me qeverinë.
Sepse kurrë po të mos ishin të lidhur me qeverinë, nuk do guxonin të shkrehnin breshëri nga jashtë në një kafene plot njerëz, ndaj një televizioni me dhjetëra mos qindra punonjës brenda.
Të gjithë kurajën këta e kanë te mbështetja e qeverisë dhe te licenca publike: vrisni njëri-tjetrin.
Regjimi i Edi Ramës tani është bërë i pashpresë.
Ju i morët vesh hetimet për McGonigal. Në Uashington u konfiskuan pasuritë e tij.
Uroj të vijnë në Tiranë të konfiskojnë pasuritë e tyre. Udhëtimet janë bërë për në Dubai dhe në Singapor nga Dorian Duçka më të shpeshta se ku të themi.
Amant Josifi, ortaku i Olsi Ramës që ka vjedhur 2.2 miliardë euro, fshihet në Dubai.
Gjobëvënësi Duçka dhe Agron Neza qarkullojnë të lirë në Tiranë dhe Shqipëri dhe vazhdojnë misionin e tyre.
Pra, është një situatë e paprecedentë. Situatë që fton çdo shqiptar të ngrihemi, të firmosim ndryshimin më 14 maj.
Unë konstatoj një klimë të shkëlqyer në takimet, në xhirot që kam bërë. Shqiptarët janë të përgatitur për të firmosur ndryshimin, për të rivendosur pluralizmin.
Por këto statistika, këto të dhëna e bëjnë edhe më emergjent këtë ndryshim. Janë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari, të mos pajtohemi me këtë realitet dramatic”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …

Leave a Reply