Silvi Bardhi: Radhë ferri dhe kaos në Tiranë për abone, zgjidhja vjen nga projekti i Belindit me transport publik falas

Zëdhënësja e Kandidatit të Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kelliçi, Silvi Bardhi ka denoncuar sot deshtimin e Veliajt me transportin urban. Radhet e gjata në pikat e shitjes së aboneve sot në Tiranë, dëshmojnë se çfarë vuajnë banorët. Bardhi u shpreh se zgjidhja e kësaj krize vjen nga projekti i Belind Kelliçit.

Oferta e Këlliçit është: Transport cilësor e falas. Kjo do të vijë në 14 maj me drejtimin e Bashkisë së Tiranës nga Belind Këlliçi. Kjo situatë shihet nga të gjithë ne, ne jetojmë në Tiranë , ne e prekim çdo ditë atë, ne udhëtojmë me autobus, udhëtojmë me shërbimin urban, atë që shohim s’mund ta mohojmë. Ky kaos në rr. e Dibrës të lidh nga QSUT drejt kinostudios. Kjo rrugë ka linjën e kinostudios.

Në këtë moment teksa studentët presin të marrin abone, ka qytetarë të tjerë që presin autobusin të vijë dhe ende nuk ka ardhur. Kur vjen autobusi është plot me njerëz. Qytetarët janë të stresuar, të shqetësuar. E kanë këtë shqetësim e druhen që ta thonë këtë. Jemi në terren për të parë situatën nga afër, ajo që shohim është ky kaos. Ka që në mëngjes dhe radha ka qenë më e gjatë si na thonë tregtaret ambulantë.

Ndodhemi në një korsi biçikletash që nuk funksionon, sepse ka shumë kaos.

Belind Këlliçi ka një plan për qytetarët. Transporti do të jetë cilësor dhe falas. Vetëm me 16.5 milionë euro të buxhetit të bashkisë kjo situatë do të rregullohet. Qytetarët s’do kenë nevojë më të marrin makinat e tyre, nuk do harxhojnë më për naftë, benzinë, do të ketë më pak qarkullim, ndotja do jetë më e pakët. 80 mijë lekë në muaj të familjarëve do të reduktohen nga shpenzimet e tyre mujore.

About Redaksia

Check Also

“Edi Rama-Mafia”/ VOA: Kërcënimi i deputetit me armë nga polici i FNSH acaroi gjakrat!

Në Shqipëri, edhe seanca e sotme e parlamentit u shoqërua me tensione jashtë dhe brenda …

Leave a Reply