Vëllai i Alibeajt është arrestuar në Gjermani për grabitje me armë

Pavarësisht nga përgënjështrimet e Partisë Demokratike nga Tirana, Interpoli italian konfirmon se Taulant Alibeaj, vëllai i ish-ministrit të Drejtësisë së PD-së, është arrestuar nga policia gjermane pasditen e 5 prillit në lagjen numër nr.59065 në qytetin e Hamm.

Shqiptarja.com verifikoi përmes burimeve italiane të Europolit dokumentin me të cilin policia kriminale Gjermane kërkon të verifikojë me kolegët italianë autenticitetin e një dokumenti fiskal të gjetur në pronësi të Taulant Alibeajt në momentin e arrestimit.

Alibeaj, që rezulton nga dokumentat që ka lindur në Seman të Fierit më 2 gusht 1977, akuzohet nga policia gjermane për “grabitje me armë”.

Pikërisht në këtë dokument policia gjermane zbulon që në momentin e arrestimit vëllai i politikanit shqiptar të PD-së, kishte në pulsin e tij një orë me një vlerë aq të lartë, sa krijoi tek gjermanët dyshime të forta.

Lajmi i arrestimit të Taulant Alibeaj, ish-funksionarit të Policisë së Shtetit pranë repartit RESI, ku ka mbajtur detyrën e inspektorit, është konfirmuar për “Shqiptarja.com” fillimisht nga burime pranë Policisë së Shtetit shqiptare. Taulant Alibeaj u është prezantuar efektivëve të policisë gjermane me emrin Xhavit Mornica, shtetas ky kosovar që pas verifikimeve gjermane kishte jetuar në këtë shtet, por në fakt ishte dëbuar qysh prej vitit 2002.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply