Kryetari i PD, Sali Berisha tha nga Divjaka se, me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, çdo njëri prej jush ka humbur 430 mijë lekë. Berisha tha se, roblemi numër 1 i shqiptarëve është problemi ekonomik.
“Unë nuk po hyj tani të bëj një analizë të thelluar të dallimeve, por një gjë ta dini, ne qëndrojmë gjithçka për interesat e qytetarëve. Ne bëmë gjithçka në ato 8 vite të dyfishojmë rrogat, dyfishuam pensionet, vendosëm subvencionet në bujqësi, ndërtuam një infrastrukturë nga jugu në veri, Shqipërinë e anëtarësuam në NATO.
Pra, nuk është e vërtetë se janë njëlloj të dy grupet, dallimi është shumë i madh, jashtëzakonisht i madh.
Në vitin 1992, shqiptarët kishin si të ardhura për frymë, 204 dollarë. Ishin të tretët më të varfrit e planetit pas Ugandës dhe Angolës. Me lumenjtë e djersës tuaj, me mundin tuaj, me reformat, me transparencën ne ja dolëm në vitin 2008 të kalojmë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Ne ja dolëm të kemi në vitin 2012, rrogat më të larta në rajon se të gjitha kombet e tjera, përfshirë edhe dy prej tyre që ishin anëtarë të BE-së, bullgarët dhe rumunët.
Ne ja dolëm ju të jemi të mëkëmbur, por të kemi në varfëri në largim, të jemi në një ngjitje të vërtetë. Dhe kjo çfarë solli? Kjo solli që nga 2007-2014 numri i banorëve në Divjakë, numri i banorëve në tërë Shqipërinë u rrit nga viti në vit. U shtua besimi tek shqiptarët se jeta ndërtohet dhe e ardhmja ndërtohet në Divjakë, Lushnje, në Shqipëri dhe Shqipëria pra po ecte, po ngjitej.
E kundërta, u përmbys pas konsolidimit të pushtetit të rilindjes. Erdhi një grup i cili varfëroi shqiptarët.
Tani do të mendojmë për një moment. Në 2013 thashë nuk ishim të mëkëmbur, por ne qëndronim këtu, ne lëviznim lirshëm, por popullata rritej, sepse kishte një besim, kishte një optimizëm. Kurse sot rrogat janë këto që i dini, megjithatë varfëria është e frikshme, varfëria është në rritje, ndaj dhe njerëzit ikin.
Problemi numër 1 i shqiptarëve është problemi ekonomik.
Po pse thoni ju, çfarë ndodh sot. Sepse sot nga 2013 gjer këtë vit, çmimet janë rritur nga viti në vit. Vetëm me rritjen e çmimeve nga viti 2021-2022, çdo njëri prej jush ka humbur 430 mijë lekë, sipas ekspertëve. Imagjinoni, pra ka humbur pothuajse një rrogë, në një kohë kur ai që shëtit me avion personal dhe dhomë gjumi, shëtit gjithë botën, kishte premtuar për ju rrogën e 13, pensionin e 13. Tani faktikisht merrni 11 rroga, 11 pensione, kjo është e vërteta”, u shpreh Berisha.
Check Also
Berisha: Ramën, këtë kalbësirë, do ta fshijmë nga faqja e dheut me votën e shqiptarëve!
Lideri i opozitës, Sali Berisha u ka premtuar shqiptarëve, se Edi Ramën, këtë kalbësirë politike, …