Tritoli në makinën e kreut të PD/ Hila: Ne nuk i druhemi këtyre akteve, të zbardhet sa më shpejt

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Zef Hila ka deklaruar se tritoli i vendosur në makinën e kreut të PD-së Benard Ndreca, është një akt kriminal. Me anë të një deklarate për mediat, Hila ka theksuar se ata nuk i druhen këtyre akteve dhe as nuk intimidohen. Po ashtu Hila shtoi se ky akt kriminal duhet të zbardhet sa më shpejt.

“Ky rast duhet të zbardhet sa më parë. Ne nuk i druhemi këtyre akteve. Ky akt është kriminal dhe duhet të zbardhet sa më parë”, tha Hila.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në fshatin Paçam pranë banesës së Ndrecës. Si pasojë e shpërthimit, nuk ka pasur të lënduar, vetëm dëme materiale. Një pistë për autorët, mund të jetë posti i tij politik në prag të zgjedhjeve vendore.

About Redaksia

Check Also

Shtet-rrethim në zemër të turizmit/ Berisha: Ramaduro po shkatërron veriun!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot në Facebook një video nga Thethi, …

Leave a Reply