Deputeti britanik: Partia Demokratike e ka përmirësuar Shkodrën!

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka pritur në një vizitë deputetin e partisë Konservatore, drejtuesin e Komisionit të Jashtëm Parlamentar Britanik z. Henry Smith.

Në postimin e tij në Facebook, Spahia ka përcjellë mesazhin e fortë të deputetit britanik dhënë për qytetarët shkodranë për zgjedhjet e 14 majit, ku sipas tij ‘është e rëndësishme që kryetari të rizgjidhet sepse marrëdhëniet ndërkombëtare që mund të vendosim nga ky qytet, nga Shkodra, me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë botën janë një potencial i madh’.

“Partia Demokratike e ka përmirësuar këtë qytet. Në zgjedhjet e ardhshme të 14 majit është e rëndësishme që kryetari të rizgjidhet sepse marrëdhëniet ndërkombëtare që mund të vendosim nga ky qytet, nga Shkodra, me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë botën janë një potencial i madh”, u shpreh Henry Smith gjatë një prononcimi për mediat.

“Marrëdhëniet ndërkombëtare do të jenë pikë kyçe për Bashkinë Shkodër me mbarë botën.

Nga deputeti i partisë Konservatore, drejtues i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Britanik z. Henry Smith, Shkodrës dhe Shqipërisë ju dha një mesazh i fortë mbi këtë orientim pro perëndimor”, shkruan Bardh Spahia.

About Redaksia

Check Also

Skandali me pengmarrjet/ Roli i motrës së Suel Çelës në zyrën në Kryeministri

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë …

Leave a Reply