Dhjetra mijëra demokratë dhe qytetarë hapin fushatën e fitores

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka çelur sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mitingu elektoral nisi rreth orës 12:40, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së u futën më herët në stadiumin “Air Albania”.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. I pari që erdhi në stadium ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pak pas tij mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha.
Ky i fundit pasi takoi me radhë të 61 kandidatët për kryebashkiakë për këto zgjedhje lokale, Berisha u pozicionua pranë vendit në stadium, afër aleatit të tij, Ilir Meta.

ORGANIZIMI
Pasi të pranishmit në stadium dëgjuan himnin kombëtar, u transmetua një dokumentar mbi zhvillimet në PD dhe rikthimit të Berishës te demokratët përmes Rithemelimit. Ndërkohë i pari që hapi zyrtarisht fushatën ishte kandidati për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, duke vijuar me të tjerë kandidatë të rretheve. Mes 17-20 folësve, është dhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe në fund do të jetë si gjithmonë dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

foto galeri PreviousNext
Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se gjatë ditëve të fundit kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shoqëruar ish-kryeministrin Sali Berisha në disa qytete të Shqipërisë, ku dhe kanë prezantuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë e këtyre qyteteve.

About Redaksia2

Check Also

“Barometri i Ballkanit 2024” tjetër goditje gënjeshtrave të qeverisë, papunësia në Shqipëri më e larta në rajon

Deklarata e zëdhënëses së PD, Floriana Garo: ‘Barometri i Ballkanit 2024’ i ka dhënë një …

Leave a Reply