Tregu që rrëzon fasadën e Bashkisë, Këlliçi: Ulja e taksave e tarifave lehtëson biznesin, rrit punësimin

Ka një vend për të kuptuar realitetin e një qyteti, përtej fasadës dhe propagandës, dhe ky është tregu.

Biznesi i vogël dhe i mesëm është duke kaluar ditë të vështira në Tiranë, ku shkaqet kryesore janë mungesa e fuqisë blerëse për shkak të largimit të të rinjve dhe varfëria. Barrë janë po ashtu, taksat e larta.

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ishte në këtë fillim jave me subjektet që operojnë në Tregun Industrial në zonën e “5 Majit”.

Tregtarët treguan se janë duke kaluar ditë të vështira ku shitjet kanë rënë në mënyrë drastike.

“Siç e sheh vet, s`ka ndonjë ndryshim. Më keq nuk ka. Me ditë me ditë, siç është tregtia, e kupton vetë. Me rënie, nuk ka më ngritje, iku ai muhabet. Pak, shumë pak. Mendimi jonë është ta bëjmë më mirë. Shif e shkruaj, bosh. Kam 31 vjet. Ky vit ishte masakër fare”, u shprehën biznesmenët.

Belind Këlliçi u prezantoi paketën e uljes së taksave dhe tarifave vendore, të cilat pas 14 majit do të lehtësojnë barrën fiskale që biznesi i paguan bashkisë së Tiranës.

Këlliçi u shpreh para biznesit se paketa e tij e uljes së taksave, ka si synim të rrisë fitimet e biznesit dhe të nxisë punësimin.

“Të gjithë tregtarët që po takoj këtu, e njëjta gjë. Situata keq e më keq. Kemi planin për taksat, për tarifat, për biznesin e vogël, t`i japim frymëmarrje. Planin për uljen e taksave dhe tarifave ta garantoj që do e bëjmë realitet. Aty është programi për të ulur taksat dhe tarifat, për të fituar më shumë biznesi i vogël. 41 mijë biznese të vogla janë në Tiranë. Një njeri me punësu më shumë, me pas më shumë të ardhura, janë 41 mijë vetë më shumë. Ecën ekonomia, ka lekë, ka gjallëri, ka optimizëm”, tha Këlliçi.

Ashtu si kudo në Tiranë, edhe Tregu Industrial rrezikon të shembet për t`i hapur rrugë ndërtimit të kullave. Belind Këlliçi u shpreh se ky projekt i Erion Veliajt duhet ndalur, pasi aty janë mijëra njerëz të punësuar direkt dhe indirect, që mbajnë familjet.

_“Më kryesorja është, për mendimin tim, është me ndalu projektin që kanë se duan ta shembin tregun të bëjnë pallate. Ky është problem. Këtu janë mijëra familje të punësuar po ta marrësh, se nuk është vetëm biznesi, por janë shërbimet, janë të gjithë ata që përfitojnë”_-tha Këlliçi.

Tashmë qytetarët janë njohur me projektin e Belind Këlliçit për Tiranën, dhe nuk ngurojnë të shprehin vlerësimet për kandidatin e opozitës për këtë bashki. Ata shprehen të lumtur që Belind Këlliçi dhe programi i tij përfaqëson shumicën e qytetarëve dhe jo interesat e oligarkëve.

“Belindi përfaqëson masën, njerëzit e ndershëm, njerëzit e pastër. Oligarkët janë një përqindje e vogël, u ka dalë boja. Programi është shumë shumë i zgjedhur, shumë i gjetur”, u shprehën një qytetar.

Teksa shtrëngoi duart me bizneset, Belind Këlliçi shprehu zotimin që pas 14 majit të sjellë ndryshimin në Kryeqytet.

“Duhet të bëhemi bashkë, t`u heqim frikën njerëzve sepse i kanë mbytur me idenë, nuk bëhet ndryshimi, nuk bëhet ndryshimi. Jo, bëhet ndryshimi, vetë e kemi në dorë, me votë ndëshkoje të kutia, ke kutia votën, kaq. Unë jam i vendosur ta sjellë ndryshimin se kam vendosur të jetoj vetë në këtë vend”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Ambasadorit të SHBA në NATO: Perëndimi nuk po mbështet demokracinë në Ballkan

Ne, vazhdimisht, themi se po përpiqemi ta ndajmë Serbinë nga Rusia. [Presidenti i Serbisë, Aleksandar] …

Leave a Reply