Agron Loka: Qytetarët e Krujës janë plotësisht të braktisur nga bashkia

Agron Loka, kandidati i opozitës për bashkinë e Krujës, është ftuar për një intervistë sot në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në SYRI TV.

Kur lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri prezantimin e tij, tha se zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje për ndryshimin e jetës së çdo shqiptari brenda dhe jashtë kufijve të vendit. Berisha deklaroi se 14 Mmji nuk është thjesht zgjedhje lokale, por beteja e madhe për përmbysjen e monizmit në vend duke akuzuar Edi Ramën për kapjen e drejtësisë në vend dhe në këtë rast i bëri thirrje SPAK që të hetojë kryebashkiakun socialist të Krujës, Artur Bushi.

Situata në Krujë është si në shumë qytete të tjera të Shqipërisë, ku po përjetojnë më shumë varfëri, më shumë mjerim, më shumë korrupsion, më shumë emigrim dhe më shumë mashtrim dhe gënjeshtra, u shpreh kandidati Agron Loka gjatë prezantimit të tij.

Loke deklaroi se në këto vite qeverisje të dështuara nga Partia Socialiste, krutanët janë plotësisht të braktisur nga bashkia dhe nuk kanë asnjë mundësi për arsimim, kualifikim profesional dhe punësim.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply