Presion mësuesve për të shkuar në takimet e PS: Kush nuk vjen ikën nga puna!

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Rrogozhinës, Shkëlqim Hoxha ka denoncuar presionin që po u bëhet mësuesve për të marrë pjesë në takimet elektorale të Partisë Socialiste.

Në një postimi në Facebook, Hoxha ka publikuar një mesazh, ku denoncohet se nëse mësuesit nuk marrin pjesë do merren masa për largimin nga puna.

“Asnjë manovër mjerane nuk ju shpëton nga humbja e thellë e 14 Majit! Në vend që të interesohen për mbarëvajtjen e mësimit në shkolla, në vend që të sigurojnë minimumin e kujdesit për arsimin duke filluar nga ngrohja dhe pajisjet shkollore, këta zgjedhin t’i bëjnë presion mësuesve duke i grumbulluar në kinemanë e qytetit. I bëjmë thirrje arsimtarëve dhe të gjithë të punësuarve të tjerë në Bashkinë e Rrogozhinës të ngrihen në lartësinë që u takon dhe të mos bien pre e presioneve dhe kërcënimeve”, shkruan kandidati.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply