Fotot/ Alibeaj bën fushatë bashkë me PS

Enkelejd Alibeaj dhe ata që i shkojnë pas po bëjnë fushatë bashkë me socialistët. Kjo është mëse e dukshme në disa bashki. Por sidomos në Kolonjë njerëzit e Alibeajt dhe socialistët kanë dalë komplet hapur.

Kyetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai ka arritur që bashkë me njeriun e Alibeajt, Jani Liço, të mbjellë pemë, gjë që është kthyer edhe në simbolin e fushatës së PS-së për këto zgjedhje. Por, pemët s’janë e vetmja gjë që i kanë bërë bashkë.

Në një postim në Facebook, krah krah fotove ku shfaqet me Liçon, Isai shkruan se kreu i PD-së i ka kërkuar dhe që të restaurojë dhe murin rrethues të kishës në Prodan.

Dhe për këtë të fundit, kryebashkiaku thotë se do të nisin punimet, por pas 14 majit.

Postimi
Prodan / me kryetaren e PS së Prodanit dhe kryetarin e PD (vulës dhe rithemelimit) të Prodanit mbollëm blina në krah të kishës së fshatit. Kryetari i PD më kërkoi që pas zgjedhjeve të restaurojmë murin rrethues të kishës, të cilën ja premtova se do ta bëjmë menjëherë pas 14 majit!

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply